Taksisti që ‘tradhtoi’ Marina Vjollcën për Donald Trump!

Taksisti që ‘tradhtoi’ Marina Vjollcën për Donald Trump!

1137
0

taks_1473857107-2108419

Ai është padyshim taksisti më i diskutuar në Tiranë.

Kush ka udhëtuar me të, e ka fare të qartë për kë e kemi fjalën. Uljan Kolgjegja, kohë më parë, e mbushi taksinë e tij me postera të bukuroshes Marina Vjollca, madje portretin e saj e gdhendi si tatuazh në trup. Por së fundmi, ai ka hequr dorë nga Marina dhe e ka tradhtuar këtë të fundit me Donald Trumpin.

Uljani e ka mbushur makinën me foto të kandidatit republikan, e madje përmes sloganeve bën thirrje që të votohet Trumpi si President në SHBA.

Në një intervistë për dyshen e mëngjesit, Eno Popi dhe Isli Islami, Uljani ka treguar “dashurinë” e tij të re.

“Donald Trump duket një njeri shumë i drejtë. Nuk është si këta politikanët shqiptarë që fusin lekët nëpër xhepa e janë hajduta. Ai është biznesmen dhe s’ka nevojë për lekë, besoj që do bëjë diçka më shumë. Trumpi do heqë farën e keqe në Amerikë”,- ka thënë Kolgjegja.

I pyetur për fiksimin e vjetër, Marina Vjollcën, Juliani nuk ka dashur të prononcohet gjatë.

“Tani iku ajo kohë, kalojmë tek tema tjetër”,- ka thënë ai për programin e mëngjesit Wake Up në Top Channel.