Takohen babai i Albert Krasniqit dhe ai i Noizyt (Foto)

Takohen babai i Albert Krasniqit dhe ai i Noizyt (Foto)

606
0

noizyy-albertiii-650x358

Sherri mes reperit nga Shqipëria Rigels Rajku, i njohur si Noizy dhe atij nga Kosova Ylber Abdullahu, i njohur si Cozman, ka bërë bujë mediale, duke vënë në pikëpyetje shembullin që përcjellin tek të rinjët reperët e sotshëm , shkruan “Kosovarja”.

Në përleshjen e armatosur, u përfshinë edhe persona të tjerë, miq të Noizyt, por edhe të Cozman.

Albert Krasniqi, vazhdon të jetë në burg për shkak të involvimit në këtë ngjarje. Ai ishte në krahun e reperit kosovar. Alberti është futur në këtë mes pa asnjë interes, thjesht duke dashur ta mbrojë një shokë të mirë, që ishte Cozman.

Ngjarja morri kahje dhe përmasa të cilat realisht asnjëhra palë nuk do të donte ti merrte. E, për rastin në fjalë është shkruar e folur shumë në media, shpesh duke i shtrëmbuar faktet e duke i dhënë kahje tjetër gjithë historisë.

Ata që u ndjen më keq, pa dyshim që janë prindërit, që megjithatë edhe në këtë rast gjetën forcë e kurajo për ti qetësuar gjakrat dhe për të bërë paqe.

“Kosovarja” kupton se sot në Kukës janë takuar bashkërisht familjarët e Albert Krasniqit dhe ata të Noizyt për ta shtrirë dorën e pajtimit, pa asnjë lloj kushti.

Ky veprim burrëror nga Skenderi, babai i Albertit dhe Bashkimi, babai i Noizyt, ndalë dhe thashethemet e spekupilimet e përditshme që po bëhen nëpër mediat online.