Takim Basha-Meta në fshehtësi? Diskutuan për më shumë se një orë

Takim Basha-Meta në fshehtësi? Diskutuan për më shumë se një orë

464
0

Presidenti Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha raportohet se janë takuar në fshehtësi të plotë. Për më shumë se një orë, ditën e djeshme, kryedemokrati Basha dhe presidenti Meta kanë diskutuar në kofidencialitet. Megjithëse nuk dihet qëllimi i takimit si dhe çfarë është diskutuar, ky takim vjen një një kohë kur kriza politike në vijon, ndërkohë që opozita paralajmëron protesta të tjera.

 

Lidhur me krizën politike, Meta ka bërë publik qëndrimin e tij duke deklaruar se është i gatshmëm të dorëzojë mandatin e presidentit deri edhe të vetësakrifikohet për t’i shërbyer zgjidhjes së krizës, dhe shmangies së instalimit të një junte ushtarake.

 

Megjithëse shpesh herë e ka quajtur veprim ekstrem djegien e mandateve si dhe është shprehur kundër, ai ka bërë thirrje për dialog mes palëve. Por deklarata e tij për diegien e mandatit të presidentit erdhi papritur si një rrufe në qiell të hapur. Mbetet për t’u parë nëse në këtë takim janë marrë vendime të rëndësishme.