A e dini cilat janë shtetet më të pasura dhe më të varfra, ku paraja ka më shumë vlerë, dhe ku renditet Shqipëria? Për të renditur vendet më të pasura dhe më të varfra për 2016-n, “Global Finance” ka marrë në konsideratë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, i rregulluar me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Bazuar mbi këtë tregues të rregulluar, PBB- fuqi blerëse, Shqipëria renditet e 98-a në botë në listën e shteteve më të pasura dhe më të varfra. Në rajon renditemi vetëm para Bosnjës, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë përkatësisht të renditura në vendin e 75-të, 88 dhe 90.
Çfarë nënkupton për një shtet të qenët i pasur?
Çfarë nënkuptojmë kur përdorim terma si vende të pasura apo vende të varfra? Nëse marrim në konsideratë vetëm Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), vlera totale e të mirave dhe shërbimeve e secilit vend, atëherë vendet më të pasura në botë do të ishin sipas radhës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Gjermania, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë kjo renditje nuk na tregon asgjë për kushtet relative të jetesës. Njëjtë, pesë vendet më të varfra sipas PBB-së janë Tuvalu, Nauru, Kiribati, Ishujt Marshall dhe Palau. Këto vende kanë shumë pak prodhim vjetor kryesisht sepse janë shumë të vogla, një pikë e vogël e Oqeanit Paqësor në hartën botërore. Përsëri, shifrat agregate nuk na tregojnë asgjë për kushtet e jetesës. Një pikturë më e qartë e kushteve të jetesës bëhet duke ndarë Prodhimin e Brendshëm me numrin e njerëzve të një shteti, pra duke marrë në konsideratë PBB-në për frymë. PBB-ja për frymë tregon diçka më shumë se sa pasuri mund të ketë në dispozicion për secilin individ. Por përsëri PBB-ja për frymë nuk përfshin luhatjet e monedhës, apo kosto të ndryshme të sendeve të nevojshme, si ushqim, rroba dhe banesë. Për të ditur nëse qytetarët e një shteti janë të pasur, ne duhet të dimë se mund të blejnë ata. Prandaj në këtë renditje është marrë në konsideratë fuqia blerëse. Tabela me renditjen e vendeve më të pasura dhe të varfra për 2016-n ka përdorur të dhënat e FMN-së, rregulluar me paritetin e fuqisë blerëse. PBB-ja me paritetin e fuqisë blerëse e bëjnë më të saktë krahasimin e standardeve të jetesës, pasi pariteti i fuqisë blerëse merr në shqyrtim kostot e jetesës dhe normën e inflacionit. Ky është matësi që ekonomistët preferojnë të përdorin për të krahasuar kushtet e jetesës dhe ekonominë e shteteve. Duke marrë në konsideratë vetëm të ardhurat për frymë sipas të dhënave të FMN-së, Shqipëria renditej e 106-a në botë. (http://www.monitor.al/shifrat-e-fmn-shqiperia-e-106-ne-bote-per-te-ardhurat-per-fryme-e-fundit-ne-europe-njesoj-si-10-vjet-pare/)
Renditja Vendi Fuqia blerëse në $
1 Qatar 129,726
2 Luxembourg 101,936
3 Macao 96,147
4 Singapore 87,082
5 Brunei Darussalam 79,710
6 Kuwait 71,263
7 Ireland 69,374
8 Norway 69,296
9 United Arab Emirates 67,696
10 San Marino 64,443
11 Switzerland 59,375
12 Hong Kong 58,094
13 United States 57,293
14 Saudi Arabia 54,078
15 Netherlands 50,846
16 Bahrain 50,302
17 Sëeden 49,678
18 Australia 48,806
19 Germany 48,189
20 Iceland 48,070
21 Austria 47,856
22 Taiwan 47,790
23 Denmark 46,602
24 Canada 46,239
25 Belgium 44,881
26 Oman 43,737
27 United Kingdom 42,513
28 France 42,384
29 Finland 41,812
30 Japan 38,893
31 Equatorial Guinea 38,699
32 Korea 37,947
33 Malta 37,891
34 Puerto Rico 37,722
35 New Zealand 37,108
36 Spain 36,451
37 Italy 36,313
38 Israel 34,833
39 Cyprus 34,386
40 Czech Republic 33,223
41 Slovenia 32,027
42 Trinidad and Tobago 31,933
43 Slovak Republic 31,182
44 Lithuania 29,881
45 Estonia 29,501
46 Portugal 28,515
47 Seychelles 28,148
48 Poland 27,714
49 Malaysia 27,234
50 Hungary 27,210
51 Greece 26,809
52 Russia 26,109
53 Latvia 25,740
54 Kazakhstan 25,669
55 St. Kitts and Nevis 25,371
56 The Bahamas 24,617
57 Antigua and Barbuda 24,050
58 Chile 23,969
59 Panama 22,788
60 Croatia 22,415
61 Romania 22,319
62 Uruguay 21,570
63 Turkey 21,146
64 Mauritius 20,524
65 Argentina 20,170
66 Bulgaria 20,116
67 Gabon 19,252
68 Mexico 18,864
69 Lebanon 18,524
70 Iran 18,135
71 Azerbaijan 17,688
72 Belarus 17,496
73 Turkmenistan 17,347
74 Barbados 17,136
75 Montenegro 17,035
76 Botsëana 16,947
77 Thailand 16,835
78 Iraq 16,543
79 Costa Rica 16,141
80 Dominican Republic 15,945
81 China 15,423
82 Maldives 15,287
83 Palau 15,260
84 Brazil 15,211
85 Suriname 15,179
86 Venezuela 15,102
87 Algeria 14,949
88 Macedonia 14,530
89 Libya 14,236
90 Serbia 14,226
91 Colombia 14,161
92 Grenada 14,102
93 South Africa 13,179
94 Peru 13,018
95 Mongolia 12,161
96 Egypt 12,137
97 St. Lucia 11,970
98 Albania 11,860
99 Namibia 11,756
100 Indonesia 11,699
101 Tunisia 11,656
102 Dominica 11,484
103 St. Vincent and the Grenadines 11,266
104 Sri Lanka 11,189
105 Jordan 11,124
106 Ecuador 11,036
107 Bosnia and Herzegovina 11,034
108 Georgia 10,099
109 Sëaziland 9,768
110 Paraguay 9,353
111 Fiji 9,353
112 Jamaica 8,973
113 El Salvador 8,914
114 Armenia 8,881
115 Morocco 8,359
116 Ukraine 8,229
117 Belize 8,185
118 Bhutan 8,129
119 Guatemala 7,937
120 Guyana 7,919
121 Philippines 7,696
122 Bolivia 7,190
123 Angola 6,844
124 Republic of Congo 6,786
125 Cabo Verde 6,743
126 India 6,658
127 Uzbekistan 6,452
128 Vietnam 6,421
129 Myanmar 5,953
130 Nigeria 5,929
131 Laos 5,718
132 Samoa 5,368
133 Tonga 5,332
134 Nicaragua 5,280
135 Honduras 5,264
136 Moldova 5,217
137 Pakistan 5,120
138 Sudan 4,452
139 Mauritania 4,404
140 Ghana 4,380
141 Timor-Leste 4,186
142 Zambia 3,898
143 Bangladesh 3,890
144 Cambodia 3,735
145 Côte d’Ivoire 3,581
146 Tuvalu 3,566
147 Papua Neë Guinea 3,542
148 Kyrgyz Republic 3,467
149 Djibouti 3,369
150 Kenya 3,360
151 São Tomé and Príncipe 3,344
152 Cameroon 3,260
153 Marshall Islands 3,239
154 Lesotho 3,107
155 Tanzania 3,097
156 Micronesia 3,032
157 Tajikistan 2,982
158 Vanuatu 2,631
159 Chad 2,580
160 Senegal 2,578
161 Yemen 2,521
162 Nepal 2,480
163 Mali 2,264
164 Benin 2,184
165 Uganda 2,066
166 Solomon Islands 1,995
167 Afghanistan 1,957
168 Zimbabëe 1,953
169 Ethiopia 1,916
170 Rëanda 1,905
171 Kiribati 1,820
172 Burkina Faso 1,790
173 Haiti 1,784
174 South Sudan 1,670
175 The Gambia 1,664
176 Sierra Leone 1,651
177 Guinea-Bissau 1,568
178 Togo 1,545
179 Comoros 1,529
180 Madagascar 1,504
181 Eritrea 1,321
182 Guinea 1,271
183 Mozambique 1,228
184 Malaëi 1,139
185 Niger 1,113
186 Liberia 882
187 Burundi 818
188 Democratic Republic of the Congo 784
189 Central African Republic 656