Nga Karantina me muzikë. Një superide nga një orkestër në kushte shtëpie, në bashkëpunim me këngëtarët dhe mbështetur nga Turjan Hysko dhe Klanifornia.
Janë pesë djem të apasionuar të orkestrës, që lidhen live në kohë reale me celular me këngëtaren dhe së bashku, të gjithë në kushtet e shtëpisë, por me kordinim të mirë, realizojnë muzikën dhe textin me gjithë këngëtaren, raporton newsbomb.al.
Duket sikur i dëgjon në skenë.
Janë Mario Deda, Fatlind Paja, Arbër Kocllari, Shkëlqim Dule, Franci Fjerca, në fushat e tyre, pjano, bateri e kitarë, që deri tani janë lidhur me tre këngëtare Anjeza Shahinin, Marcela Cibukajn e Eneida Tarifën.
Dhe gjithcka ka shkuar më së miri. ‘Sezoni i Karantinës’ e kanë quajtur ata, por që gjithkush mbetet aty për ti dëgjuar. Dhe për këtë, duhen falenderuar, raporton newsbomb.al.