Sulçebe: Personat me grup gjaku 0 më pak të prekur, grupi A...

Sulçebe: Personat me grup gjaku 0 më pak të prekur, grupi A më i rrezikuar

448
0

Mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se edhe gjenetika ndikon në mënyrën se si organizmi ynë i përgjigjet koronavirusit.

Ai u shpreh se ka të dhëna që personat me grupin zero kanë një prekshmëri më të vogël nga Covid, ndërkohë që një predispozitë për forma të rënda kanë personat me grup gjaku A.

“Ata që kanë grupin zero kanë një prekshmëri  dhe një ecuri më të lehtë të sëmundjes. Grupi i gjakut A ka një predispozitë për një formë më të rëndë. Për grupin B nuk ka ndonjë të dhënë, është neutral”, u shpreh Sulçebe.

Mjeku tha gjithashtu se tashmë është e qartë që gratë e kalojnë më lehtë sëmundjen.

“Është i lidhur edhe me gjini, sepse gratë kanë dy kromozome X dhe ka shumë gene të përgjigjes imunitare që gjenden në kromozomet X”, u shpreh mjeku./Opinion.al