Studenti i kërkon llokume ministres për martesën në prani të Ramës

Studenti i kërkon llokume ministres për martesën në prani të Ramës

476
0

Ministrja e Arsimit, Besa Shahani nuk po bën muaj mjali, pas martese. Ajo është rikhtyer menjëherë në punë dhe këtë të hënë është në një takim mbi programin kombëtar për praktikat e punës, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim një student përfitoi nga pjesëmarrja për të uruar ministren Shahani por edhe t’i kërkojë llokumin për martesën. “Presim llokumin”, tha i riu. Ministrja e Arsimit e falenderoi për urimin por nuk i premtoi llokumin.

Ministrja e Arsimit i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme. Ajo ka lidhur kurorë me deputetin Dardan Molliqaj, njëherësh sekretar organizativ në Vetëvendosje. Ceremonia është bërë në një nga restorantet e periferisë së Tiranës.