Sot mos dhuro asgjë kur e ke dhunuar gjithmonë femrën!

Sot mos dhuro asgjë kur e ke dhunuar gjithmonë femrën!

603
0

Ti sot mos i bëj asnjë dhuratë, asnjë lule mos i dhuro, nëse gjatë gjithë vitit  ti e ke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, e ke përbuzur, e ke nënvlerësuar gruan tënde, nënën e fëmijëve të tu, njeriun me të cilin ke vendosur të kalosh jetën. Asgjë mos i dhuro, qoftë edhe një fjalë ku përfshihet termi ‘dashuri’, vetëm e vetëm se sot është dita e të dashuruarve. Mos u bëj hipokrit, kur ti djal e ke tradhëtuar, e ke ofenduar, apo diskriminuar të dashurën tënde. Sot as dhurata, dhe as fjala nuk të bën burrë të vlerësuar, të dëshiruar apo të dashuruar. Sot mos i dhuro asgjë, nëse nuk i ke thënë fjal të ngrohta çdo ditë, nëse nuk ke jetuar me shqetësimet e saj, nëse nuk ke ndarë gëzimet bashkë me të, nëse nuk e kë bërë pjesë të jetës tënde në vendime, gëzime e vështirësi! Mos i dhuro asgjë asaj gruaje, nëse e trajton si skllaven, pronën tënde! Mos i dhuro asgjë, nëse nuk ta ndien për dëshirat e saj, për mendimet e saj! Mos dhuro asgjë, nëse tërë kohës e ke bërë të vuaj për mashtrimet e tua, për egon tënde, njeriun që të ka fakur shpirtin..trupin! Sepse nuk ka vlerë dhe ty nuk të bën mashkull të respektuar dhe të denjë! Sot reflekto më shumë se kurrë, se gruaja, e dashura, partnerja është gjysma jote që ti ke zgjedhur të jetosh, është krahu ku ti mbështetesh, është pasha kryesore në shtëpi dhe shoqëri! Sot reflekto se ajo nuk është skllave dhe pronë për ty! Kur ta kuptosh dhe ta zbatosh këtë ti mashkull shqiptar që vret, dhunon e përdhunon çdo ditë, atëherë ke të drejtë të dhurosh dhe të respektosh ditën e të dashuruarve! Ju lutem vetëm sot mos dhuro lule, mos u bëj hipokrit, meskin, egosist, i paskupullt!