Sot bëhen një vit nga vdekja e Alanit

Sot bëhen një vit nga vdekja e Alanit

641
0

alan-620x336_1472815827-8850295

Kanë kaluar 1 vit nga vdekja e 3-vjeçarit Alan, i cili u mbyt teksa i largohej luftës me familjen e tij. Fotoja e trupit të pajetë të vogëlushit në brigjet turke prekën gjithë botën duke kthyer vëmendjen tek kriza e refugjatëve.

Por çfarë ndodh me emigrantët pas 1 viti a është përmirësuar situata drejt ardhjes së tyre në brigjet e BE-së, apo i ndihmon perëndimi që ata të largohen nga lufta që ka përfshirë Sirinë dhe nuk dihet kur do të mbarojë?

Në këtë 1 vjetor babai i vogëlushit Alan i bën thirrje Evropës të mbajë dyert hapur për emigrantët. Abdullah Kurdi i tha BBC-së se ai shpreson se liderët do të ndalojnë luftën në Siri.

Bashkë me Alanin e vogël u mbytën edhe vëllai Galib dhe nëna e tij në anijen që po vijonte udhëtimin drejt brigjeve të ishullit Kos.

Abdullah Kurdi mbijetoi dhe ai tani jeton në veri të Irakut. “Në fillim bota ishte e paduruar për të ndihmuar refugjatët, por kjo nuk zgjati as një muaj. Situata u përkeqësua dhe lufta ka përshkallëzuar dhe shumë njerëz po largohen. Shpresoj që liderët të ndalin këtë luftë dhe njerëzit ti kthehen jetës së tyre normale” thotë Kurdi.

Trupat e pajetë të Alan, vëllait dhe nënës së tij u varrosën në Kobane, në veri të Sirisë.