Si të silleni kur të bëni seks për herë të parë

Si të silleni kur të bëni seks për herë të parë

896
0

screenshot_7

Seksi mund të jetë i veçantë dhe rrëqethës… ose mund të jetë i ngathët, i rremë dhe i dështuar. Ti mund të përjetosh gjithçka që seksi ka për të ofruar.
Nuk ka një rregull të paracaktuar për atë që vjen më pas. Nuk mund të vendosësh rregulla për seksin. E rëndësishme është që ajo që seksi, t’ju bëjë të ndiheni mirë. Të “ndjerit mirë” duhet të zgjasë edhe pas seksit. Ju nuk duhet të ndiheni në ankth për ndonjë shtatzëni të padëshiruar apo mbartjen e sëmundjeve të këqija. Pra, gjëja e parë për të cilën duhet të mendoni janë kontraceptivët dhe seksi i sigurt.
Kur duhet të bëjmë seks?
Nuk ka rëndësi se kur vendosni të bëni seks. Ajo që ka rëndësi është që ti dhe partneri yt të jeni gati për ta bërë një gjë të tillë. Disa njerëz parapëlqejnë të bëjnë dashuri në agim, disa të tjerë pasdite, të tjerë në errësirën e natës. Më shumë rëndësi se “kur-i”, ka “sa-ja”, koha që ju duhet të shpenzoni duke bërë seks. Duhet të keni kohë të mjaftueshme kur të bëni seks për herë të parë. Fundjava do të ishte ideale, ose e pakta një ditë, duke përfshirë dhe kohën e gjumit.
A mos duhet të hamë apo të pimë diçka përpara se të bëjmë seks?
Mos hani shumë se mund t’iu zërë gjumi. Hani pak. Mos konsumoni shumë alkool, mundësisht fare. Alkooli mund t’jua heqë ndrojtjen si për fillim, por nga ana tjetër vështirëson ereksionin (ngrehjen).
Ku duhet të bëjmë seks?
Vendi që do të zgjidhni për të bërë seks është një nga zgjedhjet më të rëndësishme. Gjetja e një vendi ku të dy të mund të jeni në intimitet për rreth dyzetetetë orë pa ndërprerje është e vështirë në atë moshë kur shumica e njerëzve planifikojnë të humbasin virgjërinë e tyre. Por ia vlen mundimi, ama!. Makinat nuk kanë aq hapësirë sa duhet për të bërë seks, ndërsa gjetja e ndonjë qosheje, me insekte, pluhur etj.nuk le vend për shumë intimitet.
Shtrati është vendi më i përshtatshëm për të bërë dashuri. Më e mira është të keni një dhomë personale me të gjitha pajisjet që i nevojiten një dhome gjumi, përfshi këtu dhe pasionin, rehatinë, hapësirën, dhe sigurisht një tualet. Bëni një dush së bashku! Përpara se te jeni gati për seks, prekni njëri-tjetrin. Njihni trupat tuaj. Mos u nxitoni! Kjo do të thotë të bësh dashuri.
Çfarë duhet të marrim me vete në këtë rast?
Merrni gjithçka që ju nevojitet për t’u ndierë rehat, absolutisht gjithçka. Përdorni kontraceptivë (pilula ose prezervativë), sipas dëshirës suaj.
A do ta arrijmë orgazmën në të njëjtën kohë?
Mos u shqetësoni fare nëse nuk e arrini njëkohësisht orgazmën. Disa femra e arrijnë orgazmën pasi kanë fituar një farë përvoje, por edhe nëse ju të dy jeni të aftë të arrini orgazmën, shanset që ta arrini njëkohësisht janë shumë të pakta (90 % gjasa që nuk ndodh). Kënaquni dhe mos kini turp t’i tregoni njëri-tjetrit se çfarë ju pëlqen dhe ju kënaq vërtet.
PËR VAJZAT
Çfarë duhet të bëj më përpara?
Nuk mund të presësh që ai të dijë se çfarë të bën të ndjehesh mirë. Duhet t’ia thuash ose t’ia tregosh duke marrë dorën e tij dhe duke e vendosur atje ku ndjen më shumë kënaqësi. Mos ki turp t’i kërkosh të jetë më i ëmbël apo të ndryshoni pozicion. Merrini gjërat shtruar. Nëse edhe ai e ka për herë të parë, atëherë mund të jetë i nervozuar dhe penisi mund të mos reagojë që në fillim. Nevojitet durim, ëmbëlsi dhe mirëkuptim që gjithçka të kalojë pa problem. Edhe ti mund ta kesh të vështirë ta ndihmosh, prandaj ju këshillojmë që t’i jepni vetes shumë kohë.
Do të më dhembë?
Ndoshta të ka rastisur që të dëgjosh histori të tmerrshme se sa e dhimbshme është humbja e virgjërisë. Për disa femra kjo është e vërtetë, por me partnerin dhe komunikimin e duhur, mund të kesh një penetrim jo të dhimbshëm. Mos e ngut partnerin. Mundësisht përdor një lubrifikues. Në fillim fut gishtat e tij në mënyrë që të hapet vagina. Thuaji se kur të pëlqen dhe kur të dhemb.
Pushoni disa minuta gjatë të cilave penisi i djalit të bëjë presion të lehtë mbi hapjen tuaj vaginale. Stimuloni pak klitorin tuaj. Nëse e ndjeni të nevojshme, bëni një pushim më të gjatë duke biseduar dhe u përqafuar me njëri-tjetrin. Kur të jeni gati, në qoftë se jeni, provoni përsëri.
Mund të duhet ta bëni këtë disa herë, ndërkohë, që vazhdoni të jeni të kënaqur dhe intimë. Nuk ka asnjë arsye të kërkoni të falur për këtë. Mund të ndodhë që ju kuptoni se nuk jeni gati, ose nuk dëshironi të penetroheni thellë që në tentativën e parë. Flisni për këtë me djalin. Kjo është një gjë normale dhe ai duhet t’u kuptojë.
Ka pak vajza që e kanë himenin shumë rezistent dhe që nuk hapet fare. Këto vajza ndjejnë dhimbje të tmerrshme herën e parë.
Duhet kirurgu ose doktori, i cili do të bëjë një incision përpara se ju të keni bërë penetrimin. Po qe se dhimbjet vazhdojnë, shkak mund të jenë disa gjendje të tjera shëndetësore: infeksionet, cistet, vestibuliti vulvar dhe të tjera si këto, që duhet të mjekohen. Ju mund të gjakoseni gjatë interkursës së parë, madje, edhe disa interkursa të tjera pas të parës, mund të jenë me gjak. Po qe se je lubrifikuar mirë dhe djali vepron ngadalë, ky gjak do të jetë minimal.
Çfarë pozicioni duhet të përdor?
Shumë femra parapëlqejnë të bëjnë seks për herë të parë duke qëndruar lart, nga ku mund të kontrollojnë futjen e penisit. Të tjerat duan të qëndrojnë poshtë dhe t’ia lënë të dashurit të tyre situatën në dorë. Zgjidh atë që është më e mirë për ty. Mos harro t’i thuash atij që të mos nxitohet dhe nëse ke nevojë, përdor lubrifikues.
PËR DJEMTË
Por sikur të ‘dështosh’?
Mund të duket qesharake, por është krejt normale që penisi yt, i cili deri tani ka punuar si mos më mirë, mund të futet në grevë pikërisht në momentin më të papërshtatshëm.
Kjo është e natyrshme, je nervoz. Merr frymë thellë. Bëj diçka tjetër. Përdor duart, buzët dhe gjuhën. Përpiqu ta harrosh sikletin dhe do të shikosh që penisi do të përgjigjet. Është thjesht diçka e përkohshme.
Duhet t’i them asaj që jam i virgjër?
Shumë meshkuj mendojnë se meqenëse janë të tillë (meshkuj), duhet patjetër ta kenë situatën nën kontroll, pavarësisht se kush ka më shumë eksperiencë. Nëse ti je i virgjër dhe ajo jo, thuaje. Lëre femrën të të drejtojë nëse është dakord. Kjo është një përvojë mësimore dhe dashurie. Mos ki turp nga e vërteta. Shumë femra do të parapëlqenin më shumë ta dinin se ngathtësia jote mund të vijë nga mungesa e eksperiencës dhe jo nga paaftësia.
Po sikur të arrij orgazmën shumë shpejt?
Nëse e arrin orgazmën shumë më shpejt nga sa do të doje, qetësohu! Mos u ngut. Provoje sërish. Herën e dytë do të jesh më i qetë dhe i gatshëm për një marrëdhënie të kënaqshme.
Zgjidhja më e mirë është që herën e parë të përdorësh prezervativ (patjetër). Nëse për ndonjë arsye (p.sh. mashkulli është kokë gdhë dhe femra ka turp t’i thotë jo) ndodh që nuk përdor prezervativ dhe ejakulon jashtë, ki parasysh se pas ejakulimit të parë kanali urinar duhet njëherë të pastrohet nëpërmjet urinimit dhe larjes me ujë natyrisht. Në të kundërt, një penetrim i dytë me penis të “pa pastër” rrezikon që femra të mbetet shtatzënë.
Ka formën e duhur…?
Gjatësia e penisit është një shqetësim i zakonshëm për djemtë. Normalisht penisi është diçka më shumë se 14 cm i gjatë në fazën e ereksionit dhe kjo mjafton për të prekur çdo qendër nervore të klitorit dhe vaginës, përfshi dhe pikën e famshme G. Vagina është në gjendje të zgjerohet për të pranuar një penis të madh, ose të përshtatet për një penis më të vogël. Madhësia e penisit ka të bëjë shumë pak me aftësinë tënde si “dashnor”.
Një çështje tjetër është forma. Disa meshkuj shqetësohen sepse penisi i tyre anon poshtë ose majtas dhe mendojnë se nuk janë normalë ngaqë nuk shikojnë forma të tilla në filmat erotikë. Të tjerët shqetësohen se përkulja poshtë do të krijojë vështirësi në seks pasi vagina nuk përshtatet me forma të tilla.
Mos harroni se mund të bëni seks në pozicione të ndryshme. Penisi dhe vagina mund të përshtaten në mënyra të ndryshme dhe se çdo pozicion i ri mund t’ju sjellë kënaqësi ty dhe partneres tënde. Disa njerëz mendojnë se një penis i anuar poshtë mund të krijojë lehtësi në seksin oral.
Do të jem një “dashnor” i mirë?
Të qenit “dashnor” i mirë nuk ndodh automatikisht. Me partneren, kohën, ledhatimet dhe praktikën e duhur, ke gjithçka që duhet për të qenë një partner i mrekullueshëm. Herët e para do të jenë disi të pakëndshme dhe të ngathëta, por ato do të jenë fillimi i çasteve të mëdha për pjesën tjetër të jetës.