Si ta shmangësh dëmtimin e pulovrave të vjeshtës?

Si ta shmangësh dëmtimin e pulovrave të vjeshtës?

1003
0

Të gjithë kanë filluar t’i veshin pulovrat. Moti i ftohtë ka trokitur dhe veshjet tani janë më të trasha. Për fat të keq, një pjesë e pulovrave kanë filluar të tregojnë shenjat e dëmtimit. Pas larjeve të shumta, por edhe për shkaqe të tjera, trikot apo pulovrat, shpeshherë duken si të vjetra.

Dëmtimi ndodh zakonisht kur fibrat e shkurtra të sipërfaqes fillojnë të mblidhen duke krijuar një pamje aspak të këndshme. Zakonisht zonat ku ka më shumë fërkim, siç janë mëngët, jaka, dhe sqetullat, janë edhe më delikatet ku copa fillon të hollohet e të mblidhet.

Po si mund t’i ruash nga dëmtimet në mënyrë që të jetojnë më gjatë? Si ta shmangësh këtë efekt që i dëmton pulovrat e vjeshtës?

Më poshtë janë disa mënyra që parandalojnë.

1. Përdor një cikël larjeje të shkurtër

Materialet më të shumta nga të cilat përbëhen pulovrat mund të prishen lehtësisht edhe nga procesi i larjes. E mira është që, për t’i ruajtur materialet, të përdoret procesi i shkurtër i larjes në lavatriçe.

2. Përdor larjen me dorë

Kjo është një tjetër metodë e cila ndihmon në jetëgjatësinë e materialeve të leshta. Larja me dorë është zgjidhje e mirë kur është fjala për të ruajtur materialin e pulovrave. Edhe gjatë procesit të shpëlarjes, përpiqu të mos i shtrydhësh fort në mënyrë që t’u largosh fijet.

3. Mos përdor detergjentë të fortë

Edhe detergjentët shkaktojnë dëmtime të materialit. Në vend të detergjentëve të zakonshëm, zgjidh ata që janë specifikë për rroba delikate. Po ashtu, përdor zakonisht edhe zbutës në çdo larje për të minimizuar efektet e fërkimit.

4. Shmang krejtësisht tharësen

Është e vërtetë, tharësja është nxitës kryesor i dëmtimit të materialev të pulovrave, kështu që për të gjitha copat delikate, nëse nuk mundesh ta shmangësh plotësisht procesin e tharjes, të paktën vendose në minimumin e mundshëm.

5. Zgjidh materialet e duhura

Disa pulovra janë të përbëra nga materiale që dëmtohen më lehtë së të tjerat. Sa herë që blen një pulovër të re, shiko me kujdes etiketën dhe përbërjen e leshit, mëndafshit, kashmirit etj. Sigurohu që në çdo rast të ndjekësh me kujdes edhe udhëzimet e larjes për ta ruajtur materialin sa më gjatë./ SYRI.net