Si ta ftoni në banesë tek ju, por që të mos ju...

Si ta ftoni në banesë tek ju, por që të mos ju refuzojë

537
0

Ta ftoni vajzën në banesë nuk është aspak e thjeshtë. Duke pasur parasysh që femra ftesën në banesë e kupton si ftesë për seks, është më se e sigurt që ajo do t’ju refuzojë.

Prandaj është me rëndësi të dini si dhe kur ta ftoni, në mënyrë që ajo të mos ju refuzojë, transmeton Telegrafi.

Në disa raste është e nevojshme më pak, ndërsa në disa të tjera dukshëm më shumë se ata numra të “magjishëm”.

Është me rëndësi që të fitojë besimin tek ju, në të kundërtën me siguri nuk do të rrezikojë që të gjendet në lokal të mbyllur me një “të çmendur” potencial.

Kur të vëreni që ajo nuk do të shohë kërcënim të mundshëm, është me rëndësi mënyra me të cilën do ta ftoni.

Frazën “Eja të shikojmë filma”, shumica e femrave do të shikojnë syhapur sepse e dinë që pas saj fshihet ftesa për seks, dhe, veç tjerash, tregon që mashkulli nuk ka mundur të shpikë asgjë më kreative.

Shumë më mirë është t’i ofroni që gatuani darkën. Kur ajo më në fund të gjendet në banesën tuaj, as aty nuk është fundi i sfidave.

Shumica e femrave do të ndihen paksa në siklet, sepse gjenden në terren të panjohur, prandaj përpuqini që ta relaksoni dhe assesi mos e sulmoni sapo të hapet dera.

Ndiqni reagimet e saj gjatë darkës dhe nëse është e tendosur, mos provoni asgjë, por prisni ndonjë rast tjetër. /Telegrafi/

Shperndaje