Si nëpër filma, luftë në Meksikë mes kartelit të drogës...

Si nëpër filma, luftë në Meksikë mes kartelit të drogës dhe policisë, për të shpëtuar djalin e El Chapo (FOTO)

400
0

 

Një luftë e vërtetë me armë zjarri automatike ka shpërthyer në Culiacan, kryeqendra e Shtetit meksikan të Sinaloa, ku një patrullë policie ka gjetur vendin ku ndodhej Ovidio Guzman Lopez, djali 20-vjeçar i Joaquin “El Chapo” Guzman, lideri i kartelit të drogës, i cili ndodhet në burg në SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Ministri për sigurinë Alfonso Durazo tha se një patrullë policie e Gardës Kombëtare fillimisht u sulmua nga brenda një shtëpie në Culiacan. Pasi hynë në shtëpi, gjetën katër burra, duke përfshirë Ovidio Guzman, i cili akuzohet për trafik droge.

Burra të tjerë të armatosur të lidhur me kartelin kanë ndërhyrë, duke hapur zjarr me forcat e sigurisë për të liruar të riun.

Njëkohësisht, luftëtarët zbritën nëpër qytet, duke luftuar policinë dhe ushtarët. Ata dogjën edhe disa automjete.

Sipas medias britanike, djali i El Chapo, i kërkuar për trafik droge është lëshuar dhe operacioni është ndërprerë, ndërsa sipas të tjera burimeve ai është akoma në duart e autoriteteve policore.