Fatmirësisht, mjekësia tradicionale, në të cilën bie edhe metoda e lashtë kineze e akupunkturës, mund të ndihmojë pikërisht te këto probleme kronike.
Kur është fjala për dhembjet e shpinës, kërdhokullave dhe nyjave, po jua tregojmë disa pika, me masazhin e të cilave mund t’i lehtësoni telashet, ndërkaq me stimulimin e rregullt madje plotësisht t’i eliminoni shkaktarët e dhimbjes, transmeton Telegrafi.
Pika e parë është GB 29 dhe gjendet në bashkimin e komblikut dhe tulit të kofshës. Me stimulimin e saj do të eliminoni dhembjet në kërdhokulla dhe përgjithësisht në nyja.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/pika2_1474129799-2749779.jpg)
Në kombinim me pikat GB 30, të cilat gjenden pak më poshtë dhe parapa në drejtim të vitheve, në pjesën e poshtme të ashtit të komblikut, do t’i eliminoni dhembjet në pjesën e poshtme të shpinës, në nyja, kërdhokulla dhe në supe.
Pika B 54, e cila gjendet pas gjunjëve, gjithashtu ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të kërdhokullave dhe në pjesën e poshtme të shpinës, por ndikon edhe në lirimin e muskujve.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/pika1_1474129809-4754567.jpg)
Stimuloni këto tri pika rregullisht dhe me siguri do t’i eliminoni dhembjet e shpinës dhe nyjave. /Telegrafi/