Mbërrijnë në Shqipëri të tjera përforcime nga ndërkombëtarët.
Mësohet se sapo janë ulur në aeroportin e Rinasit një grup specialistësh shpëtimi nga Mevo’ot HaHermon Search & Rescue Unit e Izraelit.
Raportohet se ata do të nisen menjëherë drejt Durrësit dhe Thumanës, ku janë regjistruar dëmet më të mëdha dhe ku po punohet për nxjerrjen e personave nga rrënojat e banesave të shembura.
Ndërkohë në vendin tonë ardhur grupe shpëtimi edhe nga shtete të tjera, si Kosova, Italia, Greqia, Rumania, të cilat janë duke vijuar punën.