Shqiptarja bëhet pjesë e “BBC”

Shqiptarja bëhet pjesë e “BBC”

527
0

Evisa Terziu nga Shqipëria ka nënshkruar kontratë me gjigantin botëror të mediave “BBC”. Një shqiptare ka arritur që të bëhet pjesë e gjigantit botëror ‘BBC’. Është kjo Evisa Terziu nga Shqipëria. Lajmin e ka bërë të ditur babai i saj, shkrimtari Fatmir Terziu, raporton albinfo.ch. “BBC ka qenë ëndrra e kahershme e imja. Ka qenë po aq sa mbetet ende një synim më vete. Por kur ajo bëhet e prekshme dhe realitet nga fëmijët, duket në një farë mënyre se ëndrra është gjallë, nuk është shuar dhe Zoti e ka paracaktuar atë. Kështu kontrata e vajzës sime për të punuar në Korporatën Britanike të Transmetimeve (BBC), që është një transmetues publik britanik me seli në Broadcasting House në Londër, natyrisht na bën dyfish me krahë të gjithëve. BBC është organizata më e vjetër kombëtare e transmetimit në botë dhe transmetuesi më i madh në botë nga numri i të punësuarve. Ajo punëson gjithsej 20,950 punonjës, 16,672 prej të cilëve janë në transmetim publik. Numri i përgjithshëm i stafit është 35,402 ku përfshihet stafi i kontratës me kohë të pjesshme, ai fleksibël dhe ai i caktuar. Urimet tona më të mira dhe suksese bija jonë Evisa, që bëhesh pjesë e këtij stafi profesional!”, ka shkruar ai në “Facebook”