Shqipëria super, spektakël dhe gola kundër Moldavisë

Shqipëria super, spektakël dhe gola kundër Moldavisë

319
0

Shqipëria ka fituar me rezultatin 4 me 0 kundër Moldavisë. Ndeshja ishte e vlefshme për Euro 2020. Për Shqipërinë shënuan Cikalleshi, Bare dhe Trashi në pjesën e parë dhe Manaj në minutën e fundit të pjesës së 2-të. Kuqezinjtë me këtë fitore shkojnë në 12 pikë.

MOLDAVI– Shqipëria ka arritur fitoren kundër Moldavisë në një ndeshje të dominuar për 90 minuta. Me golat e Cikalleshit, Bares, Trashit dhe Manaj, kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje ëndrash duke lënë pas humbjen me Turqinë 3 ditë më parë.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për fazën e grupeve për Euro 2020, ku kombëtarja jonë ndodhet në vendin e katër dhe kërkon që të paktën të ngjitet një shkallë më lartë, pasi kualifikimi tashmë është i pamundur.

Skuarda jonë ka nisur që në minutat e para ne sulm dhe ka arritur që në minutën e 22 të shënojë me anë të Sokol Cikalleshit. Por ka treguar superioritet dhe ka arritur të shënojë dhe dy gola të tjerë në fraksionin e parë të lojës.

Ishin Keidi Bare dhe Lorenc Trashi ata që shënuan, duke iu bashkuar Cikalleshit. Pjesa e dytë shënoi më shumë raste, por mundi nuk shkoi kot, pasi në minutën e 90’ Manaj me finte arriti të shënonte dhe golin e 4-ët.

Në ndeshjet e kaluara me përfaqësuesen moldave kemi 3 fitore dhe 1 barazim, statistika që premtojnë për një rezultat pozitiv në ndeshjen e sotme. Në ndeshjet e tjera të grupit H,  Franca barazoi 1-1 me Turqinë, ndërsa Islanda fitoi 2-0 me Andorrën.