Shkozë, IKMT shemb shtëpinë e dytë, FNSH dhe policia rrethojnë zonën

Shkozë, IKMT shemb shtëpinë e dytë, FNSH dhe policia rrethojnë zonën

326
0

 

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm banesën e dytë në Shkozë.

Ndërkohë, aksioni vijon për shembjen e banesës së tretë. Në vendngjarja ka forca të shtuara të policisë dhe FNSH-së, që janë vendour aty që prej orës 07:00 të mëngjesit.

Plani për prishjen e banesave ishte që ditën e djeshme, por dje u arrit të prishej vetëm një nga tre shtëpitë e planifikuara.

Ndërkaq, në Shkozë ka mbërritur edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi i cili hodhi akuza të forta drejt kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër familjarët, të cilëve iu shemb banesa këtë mëngjes janë shprehur për mediat se kishin nisur procesin e legalizimit që prej vitit 2006, por pa sukses. Ndërsa, theksojnë se tashmë do të qendrojnë në qiell të hapur, pasi ende nuk kanë gjetur një banesë tjetër për të jetuar.