Studiuesit japonezë kanë zhvilluar maska që në to vendosen antitrupat e strucit, derisa në rast se është prezent virusi në maskë ndizet drita ultravjollcë, pasi spërkatet me një kimikat.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zbulimi, nga Yasuhiro Tsukamato dhe ekipi i tij në Universitetin Prefektural të Kiotos në Japoninë perëndimore, mund të sigurojë testimin me kosto të ulët të virusit në shtëpi.
Shkencëtarët filluan duke krijuar një filtër maske me antitrupa struci që e vënë në cak virusin, bazuar në hulumtimet e mëparshme që tregonin se zogjtë kishin rezistencë të fortë ndaj sëmundjeve.
Në një studim të vogël, subjektet e testimit i mbanin maskat dhe pas tetë orësh filtrat u hoqën dhe u spërkatën me një kimikat që shkëlqen nën dritën ultravjollcë nëse virusi është i pranishëm.
Filtrat e veshur nga personat e infektuar me COVID-19 shkëlqenin rreth hundës dhe gojës.
Ekipi shpreson të zhvillojë më tej maskat në mënyrë që ato të shkëlqejnë automatikisht, pa ndriçim të veçantë, nëse zbulohet virusi.