Sfidat e pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe aksesi i balancuar në financat politike

Sfidat e pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe aksesi i balancuar në financat politike

158
0

24 Nentor 2023- Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” në bashkëpunim me Fondacionin Ëestminster për Demokraci në Shqipëri, zhvilluannë Forumin e Diskutimit “Sfidat e pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe aksesi i balancuar në financat politike” të organizuar në kuadër të nismës “Forcimi i integritetit zgjedhor dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga  Fondacioni Ëestminster për Demokraci në Shqipëri , përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Znj. Andia Ulliri, Përfaqësues nga Klubi Parlamentar i të Rinjve. Gjithashtu në këtë forum ishin të pranishëm përfaqësues nga Klubi Parlamentar i të Rinjve, përfaqësues nga Akademia e Integritetit & Aktivizmit Politik, përfaqësues nga Akademia e Lidershipit të të Rinjve (EDM), si dhe të rinj nga forumet e partive politike, gra dhe vajza nga Forumet e Grave në partitë politike, dhe nga keshillat bashkiakë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat që hasin gratë dhe të rinjtë për të qënë pjesë e proceseve vendimmarrëse, si edhe për të marrë pjesë aktive në politikë.

Ekspertja Raquel Hernandez Pena prezantoi studimin lidhur me financat e partive politike, duke bërë dhe një krahasim me vendet e rajonit, por edhe duke sjellë eksperincat më të mira në botë, sesi këto financa sanksionohen me ligj për forumet rinore dhe ato të grave dhe vajzave.

Të rinjtë dhe gratë konsiderohen si shtresat më të margjinalizuara për sa i përket mundësive për t’u angazhuar në politikë dhe në vendimmarrje, dhe një prej barrierave kryesore që rezulton penguese është aksesi në financat politike. Në këtë kuadër, gjatë takimit, do të diskutohen hapat e përbashkëta për t’i adresuar këto barriera, përmes ndryshimeve ligjore, fuqizimit institucional apo ndërgjegjësimit.