Serbia në top-tri shtetet me popullsinë më të vjetër në Evropë

Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Serbisë, ky shtet është ndër tre vendet me popullsi më të vjetër në Evropë. Në këtë listë prin Italia.

Nga numri i përgjithshëm i popullsisë, nën shtat milionë banorë, një milion e gjysmë janë më të vjetër se 65 vjeç, ndërsa 1.064.321 banorë janë më të rinj se 15 vjeç. Pjesëmarrja e kategorisë së fëmijëve në tërësinë e numrit të popullsisë ka rënë nga 16 në 14 për qind.

Vetëm komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Tutinit shënojnë rritje të popullsisë, shkruan gazeta ”Politika”.

Author: vizional