Sarileja dhe Kujtim Laro

Sarileja dhe Kujtim Laro

149
0

Ah, e Sarile
E don lele, ah dashune
Mandi Nishtulla, tequila ve
Sarile, ah dashune
Ah, e Sarile
E don lele, ah dashune

Uoh, do ti, do ti, mos bo sikur s’do ti
Vishu, bonu bukur, sonte do dalim nga blloki
Vij për gjysëm ore, sa u nisa prej Miloti
Merr edhe ni fyre se m’ka ardh edhe ky shoki
A-ah, takona mbasdite sa të bjeri nata
Uh, kjo tallava na ka çu n’hava
Fukara, i mjeri una fukara
Oh, ta ka ni zona o ja ta leftaTë flasësh me keqardhje,dhe të mendosh përsëri me keqardhje.Një diapazon i gjerë i kësaj Muzike nga fillimi i viteve 94 ku kjo Muzikë luhej dhe këndohej në shumē treva ku flitej Shqip.Shoqëria Shqiptare po degradon në mënyrën më të sëmurë të mundëshme dhe sa vjen e më shumë sëmundja përhapet si një kancer.
Këtij kanceri komercial i është bashkëngjitur një qëndrim jashtëzakonisht kritik ndaj saj.Muzikantë, artistë dhe jo vetëm kanë artikuluar skepticizmin e tyre, shpesh me ngjyrime intolerance e përçmimi. Aq i fortë ka qenë ky qëndrim, sa emri ka fituar një vlerë kuptimore plotësuese si konotacion për kategori të së shëmtuarës, banalitetit, të anti-vlerës, vulgares, të ulëtës: lajm tallava, nivel tallava, muhabet tallava.Në muzikën shqiptare, tallavaja  konsiderohet si  “njollë”. Shënjestrohet si ajo që “prishi “tabanin” e këngës popullore, dhe mjaft artistë gangrenizohen nga ky kancer. Tallavaja është vulgare, banale, e “ndytë” për veshin; tallavaja është emri për “të keqen” që ka gangrenizuar muzikën “tonë”.Pra duhet ta pranojmë që të gjithë kur e kërcejn ndihen pak rumun pak bullgare pak romë dhe jo Shqiptar.
Shoqëria jonë kërcen ,por pa ditur dhe pa ndierë se çfarë kërcen.Në folklorin popullor tallavaja konsiderohet si njollë pra ajo që prishi tabanin popullor.Duam apo nuk duam ne tallavaja bën jetën e vet si shumë rryma muzikore nē Shqipëri,dhe jashtë saj ku flitet Shqip.
Kjo panoramë merr në mbrojte qëndrimin drastik që pala tjetër që natyrisht pala kundërshtare është një zē i fuqishëm i kësaj.Kjo gjë nuk është se merr në mbrojte tallavanë por nē çdo situatë të rëndomtë argētimi ,por egziston një mēnyrë perceptimi muzikor, i diagnostikuar në kancer sesi njerëzit i interpretojnë dhe dhe i përjetojnë tingujt.
Po diskutojmë e parë me shembuj si një target grupi anglishtfolës pra popular music në botë pra një music e adresuar një publiku të gjerë si produkt konsumi.Kjo riprodhohet dhe qarkullon si një produkt i gjerë mediatik nga teklologjitë muzikore moderne.E tillë intetifikon shijet e një audience të gjerë qoftë ky një person , një komunitet apo persona dhe shije të caktuara muzikore.Këto produkte mund të ndahen në gjini mund tē dēgjohen si popullore komerciale por edhe elitare të dedikuara apo të privilegjuara.Mund të dëgjohen si konvercionale dhe banale.Kjo muzikë është e zhvilluar dhe lidhur ngushtë me identidetin etnikë gjeografikë.Të flasim rreth Shqipërisë së viteve 90-të.Ky domen përbehej prej dy domeneve kryesore ai i muzikës popullore dhe asaj të lehtë.Muzika popullore përfshinte elemente tradicionalē folklorikë si kompozime dhe idoma të caktuara kompozimi,mbi melosin krahinor dhe identitetin krahinor të çdo krahine Shqiptare.Përgjithësisht këngët mbeteshin brenda tingēllimit akustik me formacione të vogla orkestrinash ose ato klasike për orkestër duke na dhënë një melos krahinor autokton Shqip,në tonalitete të ndryshme muzikore mazhore dhe minore.Këngët e Isuf Myzyrit,Muharrem Gurrës Haxhi Dalipit Xon Zyberit ,Beratasi Shyqëri Fuga që krijoj këngën Mora Mandolinën Sulejman Naibit Jelekun Kadife Qerim Fugës e shumë ikona të tjera të pa vdekshëm në muzikën Shqiptare Popullore.
Në kompletin komunist Shqipërinë e shoqëroj domeni i Muzikës së lehtë Shqiptare dhe asaj Popullore për afro 50 vite. Pas shpërbërjes së epokave të komunizmit dhe kalimi i viteve pas 90 Shqipëria më pas u shndrua përtej kufijëve,dhe nisi “muzikshbërjen”.Muzika popullore u ndikua ndjeshëm nga format e reja globale me produktin muzikor të dixhitalizimit pa orkestrinat.Ky dixhitalizim solli kushte të reja për konsumimin e saj.Një ndikim global dhe thelbësor pati dhe kontakti me trevat Shqipfolëse si të Kosovës Malit të Zi ,Maqedonisë,dhe Diasporës.Kjo solli një lëvizje të lirë të muzikantëve drejt këtyre trevave drejt Zvicrës Gjermanisë dhe më gjerë duke krijuar njē skenë tē përbashkët dhe duke sjellë dhe duke shprushur autoktonitetin dhe vlerat kulturore të një kombi dhe shpērbërjen e kulturës popullore deri në palcë.
Nē fushën e muzikës mbrojtja e shtetit ra,kritikët u mundën,forca e mbrojtes së kulturës ra,roli dhe zëri medias u mund dhe fitoj teren hapsira e modeleve private ,menaxhimit të prodhimit muzikor,pra studiot private.Nismat e vetë investimit i bënë këngëtarët që vazhdojnë (ende ti bëjnë) degjenerimin dhe degradimin e një melosi tjetër jo Shqip.Ky melos nga vetë ata që e këndojnë nuk e dinë ta shpjegojnë më saktë,se çfarë këndojnë pra në botkuptimin e muzikës është një melos falenderues dhe përshëndetes,i shoqëruar me një harmoni të thjeshtë muzikore,si në këngën polifonike ku theskohen bejtet.
Një situatë entropie,që është shtuar në një kancer dhe çrregullim i sistemit të komunikimit kulturor pra, Tallavaja për ta kuptuar dhe analizuar këtë muzikë duhen marrë parasysh dinamika e realitetit niveli i një shoqërie që e prodhon dhe e konsumon atë pa e kuptuar dhe pa e ditur.Tallavaja e ka prejardhjen nga ashkalinjtë e Kosovës një komunitet që deri diku shtrihet në pakicat etnike afërsisht rome.Një përzierje mes fjalës tollovi.Entomuzikologu Svanibor Pettan që ka hulumtuar mbi të shprehet se : Taleva (tallava) e ka prejardhjen nga bashkimi i shprehjes rome që përkthehet (tel o vas ) nën dorë.Kjo lidhet me një valle rome e cila quhet “ćoćek”dhe shqitohet “çoçek”dhe tek e cila kjo valle shoqērohet nga gratë e këtoj komuniteti me dajre në raste dëfrimi dhe intime.Trasnformimi deri në shkallë të gjerë i asaj që njohim sot me emrin tallava ndodhi rreth viteve 90 dhe u tranformua deri në shpërbërjen e kulturës dhe etnosit Shqip,kjo presopozohet qe kaloj edhe më gjerë deri në diasporë.Jim Sanson si një kritik muzike Akademik ,muzikolog Britanik mendon se ka një idomë minimaliste me një ritëm të vetëm përsëritës me një harmoni të thjeshtë mbështetëse, të pa ndryshuar një afërësi me disa idoma të “discomusic” në tinguj atmosferik.Solisti spikat me zërin e tij hundor i cili improvizon për një kohë të gjatë falemderimet dhe pershëndetjet me një shprehje melizmatike e cila i përket traditave idiane sesa ato arabe.
Nga Kosova u hap në Maqedoni dhe Diasporë.Kjo konsiston në gjendjen emocioale për nder të dikujt,në një vokal zanor të gjatë dhe po ashtu Carol Silverman një tjetër muzikolog mbi studimin e muzikës në Ballkan , shprehet se tekstet kanë një shenjë proteste mbi gjendjen e vështirë të jetesës dhunës varfërisë emigrimit dhe mjerimit.
Në tregun privat të argëtimit cilësohen si këndues së kësaj muzike Muharrem Ahmeti Hamza Tahirov,Çita Mandi (Ademi Nishtulla) dikur Adem Ramadani Safer Osmanov Butrint Rashiti Fisnik Rustemi etc.Këtu melodia improvizohet, por pa ato thyerjet e mëdha zbukuruese. Është më shumë një përzierje me stilema melodish nga këngët tradicionale të zonës së Kosovës dhe Shqipërisë Verilindore, gjë që e dallon këtë stil kosovar nga variante të tjera më komerciale dhe me ngjyrime më të theksuara rome. Mes pauzave të këngëtarit ndërhyn, herë pas here, një melodi e luajtur në sintetizator, e cila të kujton surlen, instrument karakteristik në shumë zona të Kosovës. Këndohet me tone deklamative, mbi një ritëm mesatar dhe harmoni të pandryshuar të luajtur nga sintetizator. Këngëtari i drejtohet audiencës në mënyrë të shkujdesur. Që në fillim përmend emra individësh, duke përfshirë edhe veten e vet.
O, amani shokë amano,O ju more vllaznie…O ia kam nis o hajt aman aman…O me knue për shoqnieO turbo – tallava o hajde…O me Xhavitin ore, hajde do ta kallim……Jalla me shoqnie…
Ky nivel komunikimi i mëshon subjektivitetit dhe anës emotive, duke nxitur audiencat.Në nivelin muzikor kjo lloj muzike tallava në këto 10 vitet e fundit apo 20 ka marrë një amalgamë të thellë dhe hibritizimit pothuajse me gjini të ngjashme ndonëse ruhen nuancat lokale.Ky model është i dallueshëm për një vesh të sprovuar ndonëse prijet e dukshme kanë qenë me stile po aq të pëlqyera/apo të urryera në stile jo Shqiptare si turbo-folku që e ka origjinën në Serbi , chalga nē Bullgari,manele nē Rumani dhe skiladiko ose laiko – pop nē Greqi.Pra emëruesi përbashkët komercializëm Ballkanik pa identitet Shqiptar.Gjithsesi, kjo panoramë tregon potencialin muzikor të këtij zhanri po aq dhe rolin social kulturor të tij si muzikë popullore komerciale. Ky rol ka të bëjë me ripërmasimin e hapësirave të muzikë-bërjes popullore në Shqipëri, në të cilin ato formate ekskluzive që i kemi konsideruar si etalone (koncertet, festivalet) po sfidohen nga ato inkluzive. Dikur, domeni i ‘muzikës popullore’ ishte i nxitur dhe i promovuar nga politikat muzikore të shtetit totalitar. Tanimë ky domen është përvetësuar nga individë dhe grupe të caktuara (ku bëjnë pjesë producentë artistikë dhe muzikorë, këngëtarë, pronarë lokalesh dhe menaxherë). Ai përdoret për formate aktivitetesh muzikore të natyrës kolektive dhe demokratike, për qëllime argëtimi, përfitimi monetar. Në një situatë kur skena publike mediatike nuk ofron ndonjë model alternativ trajtimesh veçse me spektaklet argëtuese apo garat festivalore dhe ku janë “tretur” prej kohësh aktivitetet kulturore lokale që dikur mbuloheshin nga strukturat e shtetit (pallate, vatra kulture), këto aktivitete përbëjnë tanimë një pikë referimi për jetën sociale e komunitare të njerëzve dhe, rrjedhimisht, për kultivimin e shijeve të tyre estetike.

Një Moricone Shqiptar që ka për ti mbizotruar shekujve kohërave si po mbizotron,ku ? Në filma e melodi në këngë e në vepra ato melodi që na kanë rritur e na kanë shoqëruar gjithmonë e vazhdojnë.Ato melodi emocionale që janē shkruar me aq emocion,pa ndonjë përfitim monetar.Ah po me një përfitim në zemër po Shqipërinë.Ai që la pas mbi dhjetra këngë Festivalesh dhe mbi 35 kolona zanore të filmave që është rritur dhe Sarileja.Ky ishte Kujtim Laro “Artisti Merituar”Naim Frashëri një titull i klasit të parë.Por a e njeh Sarileja ndoshta Naim Frashërin apo Kujtimin.Ky është barazpeshimi i vlerave dhe ativlerave,në këtë epokë mish – mashi i tregut anti njerëzor,anti kulturor Shqip.
Vala dhe Shkëmbi ,Buka e duarve tona,Ju pres, Gjurmē të arta etc. Që në bankat e I.L.A-së, Kujtimi do të shkruante shumë vepra në procesin mësimor që do të ishin lajmëtaret e para të sukseseve të tij në fushën e krijimtarisë muzikore. Të tilla si: “Variacione për violonçel e orkestër” (1967). “Koncert nr. I për violinë e orkestër (1969), “Poema simfonike” (1971) që u shkruan në vitet e studimeve, do të përcaktonin dhe profilin krijues të autorit.
Në periudhën 1970-1975, ai punon në redaksinë e krijimtarisë muzikore të RTSH-së së bashku me Gj. Simonin, F. Dedën, A. Lalon etj. Ku jep një kontribut të vlefshëm për inkurajimin edhe të krijuesve të tjerë.
Kësaj periudhe i takon një krijimtari e gjerë në shumë gjini e zhanre. Ndër më të rëndësishmet janë: “Baballarët”, “Poemë simfonike nr. 2, muzika e filmave “Yjet e netëve të gjata” (1972), “Në fillim të verës” (1975), shumë këngë, vepra të mëdha vokale etj.
Prej vitit 1975-së emërohet drejtor artistik i ansamblit të UP-së. Detyrë që vazhdoi ta kryejë me shumë sukses deri në 1993, kur ky institucion artistik u mbyll. Puna 18-vjeçare në drejtimin artistik të ansamblit artistik të UP-së do t’i krijonte Kujtimit hapësira të reja. Gjatë karrierës së tij, ka bashkëpunuar me regjisorët më të mirë shqiptarë, si Viktor Gjika, Dhimitër Anagnosti, Mevlan Shanaj, etj. Dhe të gjithë ndihen të nderuar prej këtij bashkëpunimi dhe të ngushëlluar prej faktit që muzika e tij do të mbetet e gjallë në filmat e tyre.Kujtim Laro (1947-2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë. Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë. Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj. Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha” etj. Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”. U nda nga jeta në vitin 2004 ku zemra e tij befas pushoj së rahuri.Por ajo pulson akoma drejt nesh në muzikën e tij.Kujtimi ishte dhe është identiteti Shqiptar që nuk nuk fitoj të holla,dhe nuk donte nderime dhe grada por i shërbeu muzikës dhe Shqipërisë.Krijimtarinë e tij në këtë gjini e ka nisur me filmin “I teti në bronz” dhe e mbylli me kolonën zanore të filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”. Të shfaqur vetëm pak muaj më parë ngjarjes, në kinematë e kryeqytetit dhe që u quajt prej kolegëve të tij si “kënga e fundit e mjellmës”. Këtë muzikë filmi, kompozitori i madh i cilësuar nga kolegët si Enio Morricone, ia besoi Saimir Çilit ta shndërronte në këngë. Një këngë e cila ishte edhe dëshira e fundit e kompozitorit për ta përcjellë në banesën e fundit.
Ajo është një baladë e jashtëzakonshme, e cila për fat të keq, edhe për shkak të kohës në të cilën u shkrua nuk mundi të masivohej.Si Kujtim Laro dhe shumë të tjerë që i shërbyen identitetit Shqiptar dhe kulturës Shqiptare janë në qiell,po vazhdojnë të jenë edhe në tokē me veprat e tyre që na lanë pas,ne dhe kulturës Shqipërisë dhe brezave po sarileja çfarë do na lëri ,si turbo-folku maneja – skiladiko rryma muzikore plagjatura me dëgjim dhe melos jo Shqiptar.Kush do pi një gotë më shumë e kush do dëfrej mbi tavolina ndërsa i madhi Kujtim dhe të tjerët kolegë të tij,do vazhdojnë ende ta mbrojnë fort atdheun identitetin Shqiptar edhe atje lart duke shkruar këngë  poema sinfonike e variacione për nder të kulturës Shqiptare për Atdheun dhe Zotin dhe për ata që e duartrokitën në tokë .

Gazetar Alfred Meminaj

Shperndaje