Mit’hat Havari “Midis dy epokash” Si burrë shteti apo thjesht si ish...

Mit’hat Havari “Midis dy epokash” Si burrë shteti apo thjesht si ish –” drejtues i Lartë Policie “

128
0

Mit’hat Havari lindi në 1950 në Vlorë .Ka qenë i burgosur politik gjatë rregjimit komunist në Shqipëri, nën akuzën e agjitaturës kundër rregjimit komunist. Më 21 dhjetor 1990, me vendim nr. 73, Gjykata e Ushtarake e Rrethit të Elbasanit e dënoi për “diversion, për kundërshtim me dhunë të përfaqësuesve të shtetit”, me 16,7 vjet burg. Ai lirohet nga burgu i Elbasanit në 10 prill 1991,ku vetëm vuajti dënimin për afro 4 muaj. Si rrjedhojë e ndryshimit kolosal të sistemit komunist.Ka qenë ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit.Havari u angazhua në radhët e forcave të rendit, kryesisht në periudhën 1996-2000. Ai ka drejtuar disa komisariate e Drejtori Policie, si në Elbasan , në Berat e Shkodër , para se të emërohej si “Drejtor i parë i Policisë i Drejtorisë së Tiranës”. Në vitet 1992–1994 ushtron detyrën si Kryetar i Degës së Rendit Publik. Me gradën kryekomisar.Ka qenë Drejtor Policie në shumë qarqe në vend përfshirë Tiranën, Beratin dhe Shkodrën.Në 21 tetor 2019 Havari arriti të marrë dosjen e tij të Sigurimit të Shtetit, pas kërkesës së bërë pranë AIDSSH. Dosja 4171 me përmbajtje prej 215 faqesh, nxorri në pah agjentët dhe operativët e Sigurimit të Shtetit që e survejuan atë. Materiali i dosjes përfshin edhe proçesin gjyqësor që u zhvillua në dhjetorin e 1990.

Kjo dosje ishte hapur në vitin 1982 deri në fund të vitit 1990, vit kur Havari u arrestua në demostratën antikomuniste të Elbasanit.

Në një nga intervistat e tij, po citoj disa fjalë zemre dhe shpirti të tijat ku shprehet: –Brenda dosjes ishin edhe emrat e dy sekretarëve të parë të Komitetit Partisë së rrethit Elbasan, Pali Miska dhe Xhemal Dymilja, që kanë vendosur të “këshillohesha” nëpërmjet vartësve të tyre Fatmir Selita dhe Alqi Nase, të dy funksionarë të propagandës në Komitetin e Partisë në Elbasan.Dosja prej 2015 faqesh, nga A te ZH përshkruhej vetëm nga agjitacion e propaganda ime e “mprehtë”, sikundër e quanin ekspertët e Sigurimit të Shtetit. Dinamika në dosje ngrihej dhe ulej në varësi të shkallës së rrezikshmërisë së propagandës sime, nga “2A” te “2B” dhe anasjelltas, në fund të viteve ’90 u mbyll me “2A”, pra në kushte arresti. Më të egrit operativë Sigurimi, që punonin kundër meje, ishin dy: Përparim Balla dhe Mete Shyti.Nga bashkëpunëtorët e Sigurimit ishte “Artilieri” (ing. Ylli Riska), “Zjarrmëtari” (Qemal Xhangolli), “Dielli” dhe “Gëlqerja”, të dy të fundit i kam identifikuar kush janë: i pari doktor Berti, i dyti Enveri, të tjerët do t’i identifikoj më vonë. Emrat legalë që më kishin denoncuar me egërsi ishin: Nasi Dimitrovski, Irfan Tosku, Agim Shkëmbi, Fahri Shkëmbi, Refik Kurti, Robert Doka, Sihat Gjomemo nga Tragjasi i Vlorës, Lili Naçi, Xhevair Xhelali, Shefqet Balla dhe shumë të tjerë, shumica e tyre punonin aty në uzinën e çelikut, por dhe jashtë saj. Të gjithë të zellshëm për të ndihmuar “shokët” e Sigurimit të Shtetit për të dënuar “armikun” e klasës, që fliste kundër pushtetit popullor, që nxinte realitetin dhe arritjet e socializmit utopik.

Po ç’të keqe u kisha bërë këtyre njerëzve, asgjë, madje i kam ndihmuar në atë kohë, por dhe më pas në demokraci, sigurisht pa ditur aktivitetin e tyre të ndyrë ndaj personit tim. Agjitacioni im brenda këtyre fletëve të zverdhura, kryesisht përqendrohej te gjendja e rëndë ekonomike që kishte pllakosur vendin në ato dekada, për diferencat e thella të punëtorëve shqiptarë me ata europianë, se në Shqipëri punohej vetëm për bukën e gojës, ndërsa në vendet e qytetëruara punëtorët kishin makina, kurse ne as biçikleta, se ne hanim vetëm një herë ose dy herë mish në muaj, kurse udhëheqja e lartë komuniste jetonte mes bollëkut dhe s’pyeste për “skllevërit” e saj, p.sh. “zjarrmëtarin” e quaja “skllav”. Kuptohet. unë nuk mund të fus në këtë shkrim të 215 faqet e kësaj dosjeje, kjo mbetet për t’u parë në të ardhmen, ku unë mund të shkruaj një libër vetëm me materialet e dosjes “4171”, përveç librit për jetën time, të cilin jam duke e shkruar, sigurisht në të përfshihen shumë ngjarje dhe data të aktivitetit tim “armiqësor” ndaj regjimit despotik komunist.

Unë nuk jam hakmarrë me këta njerëz të liq, të cilët kanë dashur të ndërtojnë lumturinë e tyre, mbi fatkeqësinë time dhe të familjes sime, thjesht u kam lënë vetëm Zotin. Ja fundi i disave që vetë i “madhërishmi” ka marrë hak:

Zjarrmëtari” – djegur nga llava e çelikut në vitin 1986; “Artilieri” – vdekur nga sëmundje e pashërueshme dhe me çrregullime mendore, alla “Vilfor” të Edmond Dantesit; Nasi Dimitrovski – vdekur nga sëmundje e rëndë; Fatmir Berdulla – vdekur nga sëmundje e rëndë. Të tjerët janë me probleme të shumta në jetë. Të gjithë i mundon fakti që kanë bërë gjëra të tmerrshme në kurriz të Mit’hat Havarit dhe familjes së tij. Unë nuk i përkas kategorisë që fal, por në kushtet e sistemit demokratik që jetojmë, shpresoj të veprojnë ligjet. Nëse ligjet nuk veprojnë, apo nuk kanë vepruar deri tani, u kam lënë Zotin, i cili ekziston. Faktet e mësipërme e konfirmojnë këtë gjë. Të gjithë këta persona nuk ishin minorenë kur i bënin këto veprime dashakeqëse, por në moshë të rritur, të martuar, me fëmijë, d.m.th me koshiencë të plotë.
Ndaj fëmijët e tyre sot, kur t’i lexojnë emrat e baballarëve në këtë shkrim-dokument zyrtar të deklasifikuar, duhet të njihen me atë realitet të hidhur, qe prindërit e tyre për t’u krijuar një jetë të bukur fëmijëve të vet, zgjodhën një rruge aspak dinjitoze. Ata kishin dënuar disa fëmijë të tjerë të pafajshëm, të cilëve u privoheshin shumë të drejta në raport me kohën, si shkollimi, profesioni, në përgjithësi u nxihej jeta si bij “armiqsh të Partisë dhe Popullit”.
Fjala vjen, ndërsa fëmijët e mi do punonin punëtorë në fabrikën e çimentos në Elbasan, në repartin e tmerrshëm të “sillozit”, të gjithë fëmijët e këtyre bashkëpunëtorëve të fëlliqur do shkonin në shkolla, apo do zgjidhnin profesionet e bukura për kohën. E kam thënë edhe një herë tjetër: “Sot është një kategori njerëzish që nuk duhet të ndihen krenarë për punën që kanë bërë prindërit e tyre në regjimin komunist, kryesisht ata të Ministrisë së Brendshme, Sigurimit të Shtetit, hetues e gjykatës, por dhe të tjerë. Me anë të këtij shkrimi, u jap një grusht të fuqishëm të gjithë plehrave të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tyre, se kjo është e vërteta ligjore absolute e Mit’hat Havarit në periudhën e regjimit të tyre të ndyrë.
Unë jam krenar se pas luftës që u bëra në të gjitha ato vite, me një propagandë të “mprehtë” e të hidhur, dola mbi ta. Nga i përndjekur apo i arrestuar i tyre, tani isha në krye të atij institucioni hijerëndë, që të kallte datën kur e shihje, me histori të llahtarshme torturash e vdekjesh brenda atyre mureve, që vetëm gojë nuk kanë të flasin, se ç’lebeti kanë parë në 46 vjet sundim.

Vizion.alMithat Havarin gjithkush e njeh për një burrë të mençur dhe si një ish – Drejtues të Lartë Policie fisnik i palëkundur, trim duke luftuar krimin, njeri i drejtpërdrejtë në mendimet e tij dhe në idetë e tij të qarta si Shqiptar i përkushtuar dhe në ngjarje shpesh ka qenë i pranishëm në front të parë në luftën e nxehtë me krimin, pa u bërë pjesë me të në vitet më të vështira të Shqipërisë. Mezi po prisnin lexuesit tanë, kam marrë me qindra mesazhe pas një strishe të vogël që kisha vënë si lajm,që për ne vjen në një intervistë Z,Havari.Ishin të paduruar dhe shpejtova për intervistën e tij.

Vizion.al – Z.Mit’hat Havari ju keni qenẽ Drejtues i Lartë i Policisẽ sẽ Shtetit nẽ vitet mẽ tẽ vẽshtira 1996-2000. Pyetja ime është kjo. Niveli i kriminalitetit  ẽshtẽ ulur apo ẽshtẽ shtuar  nẽ vendin tonẽ?

Mit’hat Havari-Në të vërtetë, unë jam inkuadruar në radhët e “Policisë së Shtetit” në 11 qershor të vitit 1992.
Jam zyrtar Policie i postdiktaturës, jo i Akademisë së Policisë para viteve 1990. Arsyeja dihet:- lufta e klasave ma privonte këtë privilegj, por me përmbysjen e sistemit totalitar në mars të vitit 1992, pushteti i vjetër dorëzoi çelesat dhe mua më emëruan,
Kryetar i Degës së Rendit PublikElbasan. Si kontribues në rrëzimin e regjimit komunist dhe në proçeset demokratike, ( sot ka emërtimin Drejtor Policie Qarku).Diferencat e shifrave të kriminalitetit, nga fillimet e sistemit demokratik e sot, kanë rritje dhe është normale. Atëhere krimi ishte i pa organizuar, dmth i shkuputur nga njëri – tjetri, kjo për arsye se Shqipëria nën sundimin e 46 vite Diktaturë, Rendin e Qetësinë Publike i kishte të garantuara. Arsyeja dihet:- Vend i izoluar,kufijtë me tela me gjemba dhe armët në duart e popullit zero.
Pas ’90 krimi filloi të hidhte shtat në mënyre graduale, nga i thjeshtë në të organizuar.
Sot krimi ka përmasa të mëdha në raport me popullsinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, sigurisht dhe forca goditëse e strukturave ligjzbatuese është rritur në propocion me numrin e krimeve.!
Droga, trafiqet, armët, logjistika, krimi i ka më të avancuara se shteti,por siç thotë populli “Shteti e “zë lepurin me qerre” e përkthyer në faktin se shteti gjithnjë fiton mbi krimin sado i fortë qoftë ky i fundit.
Bashkëpunimi me vendet partnere në luftën kundër trafiqeve dhe institucioneve të reja ligjzbatuese si
SPAK “Byroja Kombëtare e Hetimit” i kanë dhënë goditje shkatërrimtare, vitet e fundit krimit të organizuar.Dihet, policia dhe krimi janë të destinuar të ecin paralel, fiton ai që mbërrin i pari, sigurisht është shteti triumfator mbi krimin,të thosha të kundërtën, i bie të pranoj që jam disfatist, gjë që nuk ndodh kurrë në karakterin apo formimin tim.
Luftën kundër krimit unë nuk e propocionoj të djathtë apo të majtë.
Krimi është krim. Shteti është shtet ,pavarsisht kujt force politike i përket.!

Vizion.al – Libri juaj i botuar sẽ fundmi “Midis dy epokash”çfarẽ keni dashur tẽ thoni pẽr ata qẽ nuk e kanẽ lexuar ende?

Mit’hat Havari –Dihet ka një fillim,ka dhe një fund për çdo njeri të kësaj bote nga individi më i thjeshtë deri tek Presidentët,Kryministrat apo Mbretërit, edhe unë Mit’hat Havari, nuk bëj përjashtim nga sa më sipër.
Që të shkruash histori, duhet të bësh histori dhe përtej modestisë, më duhet të them se kam bërë histori në jeten time deri me sot, me kontributet në forcimin e shtetit ligjor e më gjerë.
E gjithë veprimtaria ime qysh në fillimet e djalërisë, patën rritje graduale përmes luftës për mbijetesë, përpjekjeve të mëdha për tu ngritur shkolluar, ndjekjet nga sigurimi i shtetit, presioni i tyre, thirrjet për tu këshilluar të mos agjitoja kundër pushtetit komunist, deri në arrestimin tim në demostratën antikomuniste të 14 dhjetorit 1990 dhe dënimin me burg afatgjatë nga
Gjykata Ushtarake e Elbasanit prej 16.7 vite burg por vuajta vetëm 4 muaj pasi diktatura i kishte ditët e numëruara.Në një rekurs mora pafajsinë e plotë, duke rrëzuar të gjitha akuzat e Sigurimit të Shtetit.Fundi dihet, “Frutet e revolucionit i marrin ata që i bëjnë”.Unë isha një nga ata, isha kundërshtar i rregjimit diktatorial në ADN, nuk ktheva xhaketën e kuqe në blu si shumë të tjerë.
Në mbyllje të karrierës në Policine e Shtetit, në dt.19.08.2015 që përkon më ditëlindjen time, dola në pension, si zyrtar shteti dinjitoz,që kisha dhënë kontribute të çmuara për hedhjen e themeleve të Shtetit Demokratik në Shqipëri.Atëhere historia duhej shkruar, nëse nuk shkruhej humb. Senatori romak “tit” thoshte “
verba volant, scripta manent” perkthehet (fjalen e merr era, e shkruara mbetet).Të parët tanë nuk na lanë gjë të shkruar për gjenetiken,vetëm fjalët, gojë më gojë. Në këto kushte ishte detyrimi im moral për vehten, për familjen,por dhe për mbarë opinionin të shkruaja historinë e jetës sime dhe e shkrova.Libri titullohet “Mes dy epokash“, rrjedhimisht në libër shkruhet jeta ime nga gjëneza e deri më sot, pra e shtrirë në dy epoka, shekullin e 20 dhe epoka e dytë fundi i diktaturës dhe fillimi i demokracisë.Në libër përshkruaj me hollësi tërë kalvarin e jetës sime, familjes sime, emra personazhesh nga e shkuara, deri tek sotmja pa fund. Ngjarje të rëndësishme që lexuesi nuk i njihte, ndaj botimi i parë u përpi shpejt brenda muajve tetor – dhjetor 2023, tani në libraritë e vendit qarkullon dhe botimi i dytë.Arsyeja përse lexuesi shqiptar e pëlqen librin tim, është fakti se lexojnë një roman me personazhe reale me emra e mbiemra, që nga titullarët e diktaturës komuniste, oficerë sigurimi, bashkëpuntorë sigurimi deri sot në demokraci, duke filluar nga kryeministra, presidentë, deputetë, ministra etj.Kjo është pak a shumë panorama e përmbajtjes së librit tim voluminoz, që shkon deri në 673 faqe.!

Vizion.al – Si drejtues i lartẽ cilat nga ngjarjet kujton mẽ me siklet pẽr karrieren tuaj profesionale dhe tjetra, cila ka qẽnẽ arritja mẽ e madhe  e suksesit tuaj si drejtues? 
Mit’hat Havari – Në aktivitetin tim si drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit nga viti 1992 deri në 2015 duhet theksuar se kam pasur dhe shkëputje, për arsye objektive dhe i kam sqaruar hollësisht në libër.Sukseset e mia kanë qenë disa.Sigurisht kam pasur dhe disuksese për arsye subjektive.
Nga sukseset e mia dua ta filloj me detyren e Drejtorit të Policisë në Elbasan në vitet 1992- 1994.
Të mos harrojmë se aty fillonte vija e demarkacionit, ku ndaheshin dy botët, 50 vite ditktaturë dhe fillimet e demokracisë.Dy sisteme diametralikisht të kundërta. Por me moshën relativisht te re 42 vjeç, me pjekurinë, munda të fitoja atë betejë të madhe.Kur unë mora atë detyrë të rëndësishme, isha i vetmi përfaqesues i botës se re që quhej demokraci, të pranishmit 100% vinin nga e kaluara.As më shkonte ndërmend hakmarrja, isha vizionar, i quaja të pafajshëm, ata ishin te indoktrinuar nga një rregjim vrastar, ndaj ju thashë:- Unë nuk kam ardhur për hakmarrje, demokracinë dhe shtetin ligjor do ta bëjmë bashkë. Struktura me duartrokiti dhe u lehtësuan.Unë “armiku” i sistemit të tyre isha si ata, isha Shqiptar dhe ishim vëllezër të një gjaku, jo të gjithë kishin faje,në raport me krimet e komunizmit, ata që i kishin kryer, koha do i nxirrte jashtë radhe.
Me këtë strategji munda që për dy vjet të vendosej një rend e qetesi e admirueshme, jo dhune e diktaturës së proletariatit, por zbatim ligji si vendet e qytetëruara.Në ato dy vite të suksesëshme u dekorova nga Presidenti i Republikës me medalje pune, sigurisht të merituar.
Arsyeja dihet, ish struktura më shoqëroi deri në fund të asaj detyre.Sukses tjetër kam pasur në detyrën e Dr.të Policise Berat nga Gushti i vitit 1997 deri në Janar 1998.
Ishte koha e luftës civile, pas shkërmoqjes së shtetit dhe hapjen e depove të armëve në duart e popullit.
Bandat kriminale në Berat aso kohe zëvendësonin organet e rendit,ato nuk egzistonin. Me duhet të them pa mburrje “Isha edhe i vetëm trim në luftë”, jo trim i mirë me shokë shumë, që kjo e fundit është më e sigurt,por jo lavdi plotë.!
Ai qytet kishte “vdekur”, qindra të vrarë dergjeshin në varrezat e qytetit, qindra nëna ishin veshur me të zeza.
Me pune titanike duke u ndeshur dhëmbë për dhëmbë me bandat kriminale, së bashku me atë polici të demoralizuar, munda ta mbyllja me sukses, bandat i mposhta, të themi i mposhtëm, të mos më akuzojnë me fjalët”
doni më për belulin“por roli i individit kurrë nuk duhet eklipsuar. U largova nga Berati triumfator!Disukses kam pasur në Shkodër në periudhën Janar – Mars 1998.Bandat kriminale brenda strukturave të policisë dhe jashtë saj  dirigjoheshin nga opozita destruktive që ishte PD. Krimi triumfoi para një qeverrie të dobët, segmente të saj nuk mund të dilnin jashtë formatit.Megjithatë unë dhashë një kontribut të pamohueshëm në luftë me bandat. Fitorja e tyre ishte provizore, shteti u ngrit serish në këmbë dhe kriminelet u mposhtën , ose përfunduan burgjeve.Suksese kam pasur edhe në detyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës ku dola me rezultate konkuruese me para ardhësit e mi.
Edhe kur drejtoja
Policinë e Ndërtimit,kam dhënë kontribute të çmuara në goditjen e pa ligjshmërisë si shkatërrimin e ndërtimeve në “Parkun Rinia” etj.Dua ti them lexuesit tuaj se gjithë jetën time kam punuar në mënyrë të ndershme, me qëndrim dinjitoz në raport me qytetarët dhe me vartësit e mi.
Kujtoj që në të gjitha detyrat që qeverritë e radhës më kanë besuar, i kam kryer me sukses duke i nderuar ata, ose duke ua shperblyer me punë , duke marrë vetëm rrogën me të cilën mbaja familjen me të gjitha kërkesat modeste, shkollimin e fëmijëve jetesën etj.
Kam qenë thjesht një investim falas për Shtetin Shqiptar pa kosto morale. Mbi supet e mia nuk kam lejuar të bjerë nga thinjat e flokëve të mi të zbardhur asnjë dëm.Nuk u kam dhënë shancin të hedhin një akuzë kundër meje, e kundërta, unë kam ca akuzuar në fakte zyrtare të korruptuar, i kam liruar nga detyra sepse kishin shkelur ligjet e shtetit.
Gjithmonë një sy e kam pasur te familja dhe kjo ishte primare dhe tjetra tek shteti, detyrat nuk i kam ndarë.

Vizion.al – Forca që ju mbështeti gjatë në rrugëtimin tuaj profesional të Rendit dhe qetësisë Publike në Shtetin Shqiptar cila ishte ? sa rol luajti familja tek ju si drejtues Policie?

Mit’hat Havari – Kam ndjekur dhe kemi ndjekur me vëmendje në edukim dhe shkollimin e të tre fëmijëve të mi, bashkë me bashkëshorten time heroinë do thosha se e meriton këtë fjalë Majlindën.Heroinë sepse burri i saj ndeshej me kriminelët, por dhe me segmente të korruptuara të shtetit, kurse ajo e vetme kujdesej për gjithçka në familje!.Frytet i morëm burrë e grua. Sot të tre fëmijet tanë janë me Universitete të mbaruara, në profile dy Ekonomike dhe njëri Teknologji Informacioni. Duke ruajtur modestinë, nuk flas për sukseset e tyre të cilat na kanë bërë shumë krenarë si prindër,ana tjetër ata janë krenarë për ne që kemi bërë kaq shumë sakrifica sublime për ta.

Vizion.al – Si nis një ditë e zakonshme per ju ? Gjeni shpesh kohë të lirë për veten? Si e administroni atë ?

Mit’hat Havari – Kohën e lirë e kam administruar sistematikisht, tek libri ” Mes dy epokash” shkoi gati tre vjet, për arsye që dihen, saktësia e ngjarjeve, datat, redaktim e korrektim etj.
Libri im është realizuar me standarte bashkëkohore dhe është shpërndarë nga distributore serioze.
Vitin që vjen do botoj
anblock dosjen e përpunimit të sigurimit të shtetit me nr.4751, deri tani askush nuk ka guxuar ta botojë në origjinal. I kujtoj lexuesit tuaj se në fund të kapitullit të librit, kam botuar përmbledhjen e ish- titullarëve të” Ministrisë së Brendëshme” që kanë punuar në dosjen time, si oficerë sigurimi, bashkëpunetorë sigurimi më pseudonimet përkatëse shoqëruar me emrat autentikë të tyre, si dhe spiunët legalë gjithsej ishin 20- të .
Veç kësaj shijoj lirinë të cilën e ç
moj shumë, pasi ata që kanë provuar privimin e lirisë, dinë ta ç mojnë sa vlerë ka ajo. Shëtis në këmbë, por dhe me një makinë që fëmijët e mi ma bënë dhuratë surprizë. Takohem me miqtë e mi, e konsumojmë kafen në ambjente elegante, kriter ky që nga rinia, sepse unë  jam burrë pa vese, jo alkohol, jo duhan vetëm një kafe. Koha ime shpenzohet me punë në shërbim të familjes, kafen e zakonëshme e konsumoj tek Sofia kafe pranë Stadiumit, Arena, herë me miq e herë i vetëm.Vazhdoj të lexoj libra që i kam në bibliotekën time familjare, e herë – herë i blej, apo më dhurojnë.
Kam pak kontakte me njerëz të cilët më respektojnë për aq sa jam.
Kjo është rutina e nje personi që nuk është i angazhuar në politikë, apo që nuk ka një biznes.
Ndjek me interes zhvillimet në
Policinë e Shtetit, gëzohem kur kanë suksese dhe me vjen keq kur punët nuk shkojnë mirë.Vrapoj nga liqeni për të mbajtur trupin në formë, nuk lejoj kg të tepert haha (qesh) shëndeti tani është i dëmshëm për njeriun.Në diktaturë të shëndoshë ishin vetëm burokratët e pushtetit dhe guzhinierët. Populli ishte kockë e lëkurë pa e egzagjiruar.
Shpresoj të rroj gjatë e ta shoh vendin tim në
Familjen Europiane!
Ju falenderoj për pyetjet dhe intervistën tuaj
Me konsiderate Mit’hat Havari!

Gazetar : Alfred Meminaj

Shperndaje