Këngëtarja shqiptare, Samanta Karavella, e cila prej kohësh nuk ka qenë aktive në ekran, ka ngritur dyshime së fundmi së është në pritje të ëmbël.
Si një ndër personazhet që jetën private preferon ta mbaj larg syrit të medias, me një postim të bërë së fundmi Samanta duket se po tregon shumë.
Ajo ka tërhequr vëmendjen me një postim në rrjetin social Tik Tok, ku tek shihet teksa shijon natyrën, sytë e fansave kanë vënë re barkun e saj të rrumbullakosur.
Nuk dihet nëse këngëtarja është në pritje të ëmbël, apo barku duket i rrumbullakosur është si pasojë e xhupit të trashë që ajo duket që ka veshur.
Vetë këngëtarja nuk ka deklaruar se është në një lidhje romantike, por Samanta u përfol vite më parë se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.
Siç u raportua atë kohë nga mediat rozë, djaloshi fatlum quhej Chris Miele dhe ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin për miqtë e tij, duke publikuar disa fotografi në profilin e “Instagram”-it.
Samanta disa kohë më parë deklaroi se në media çdo bashkëpunim i saji me artistët meshkuj është interpretuar si një lidhje dashurie.
Ajo u shpreh se të gjitha kanë qenë thjesht aludime, nxitur nga fakti se ajo është shumë e rezervuar për jetën private.