Sali Berisha: Përdhunohet vajza 14-vjeçare, policia mbron trafikantët

Sali Berisha: Përdhunohet vajza 14-vjeçare, policia mbron trafikantët

475
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar denoncimin e prindërve të një vajze 14-vjeçare, sipas të cilëve ajo është përdhunuar dhe droguar nga persona të panjohur. Prindërit e vajzës thonë se e kanë denoncuar rastin në Komisariatin numër 1 në Tiranë, por ngjarja është mbajtur e fshehtë. Sipas postimit të publikuar në faqen e Facebook të Sali Berishës, policia nuk vepronte për ndalimin e përdhunuesve dhe trafikantëve, pasi i mbulonte oficeri i policisë gjyqësore. Kjo situatë ka vazhduar për një kohë të gjatë, pasi prindërit thonë se vajza zhdukej për ditë të tëra nga shtëpia dhe sa herë ata bënin denoncim, 14-vjeçarja reagonte ashpër duke u kërkuar që ta tërhiqnin atë. Ky rast vjen pas ngjarjes së minorenes në Kavajë, që u abuzua seksualisht nga bashkëmoshatarët e saj dhe policit në Malësinë e Madhe, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçareje. “Pershnetje z.Sali Berisha. jemi prindet e nje vajze 14 vjecare ecila ka me shum se 1 vit qe e kan mashtru disa persona dhe duke e kercenua ku si pasoje e kercenimeve vajz me largohej me muaj te ter nga shpija pa e ditur ku rrinte duke e droguar dhe perdhuñar nje kohesisht nga shum persona .kemi ber kallzime ne polici ne komisarjatin 1 shum her por kallzimet tona binin ne vesh te shurdh. se komisarjati 1 i shkrunte letrat ne menyr qe prokurorija ta mbyllte si ceshtje duke i len te lir perdhunusit te lir te vepruar serisht mbi vajzen time pa patur shqetesim as nga policja as nga prokurorija”, shkruajnë ndër të tjera prindërit e 14-vjeçares, në denoncimin e publikuar nga Sali Berisha.