Rritet çmimi i bukës

Rritet çmimi i bukës

519
0

Prej disa ditësh një byrek në qytetin e Elbasanit nuk kushton më 30 lekë. Furrat e bukës dhe byrektoret kanë rritur me 10 lekë çmimet e produkteve të brumit. Të paqarta janë çmimet e bukës, të cilat konfondohen me peshën e saj. E ndërkohë që tregtarët nuk pranojnë të prononcohen për arsyet e rritjes se çmimeve, pakënaqësi shprehin qytetarët. Rritja e çmimit nga furrat e bukës erdhi menjëherë pas debatit për mossubvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për subjektet që veç prodhimit të bukës, kishin edhe njësi frigoriferike. Në atë kohë edhe shoqata e prodhuesve të bukës e kundërshtoi vendimin e OSHEE, ndërsa tregtarët paralajmëruan se çmimi i rritur i energjisë do të rëndonte mbi konsumatorin, gjë e cila duket se ka ndodhur tashmë./T.Ch/

Shperndaje