Rrëzohet avioni në Bullgari, 2 të vdekur

Rrëzohet avioni në Bullgari, 2 të vdekur

472
0

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në qytezën Orizare në juglindje të Bullgarisë. Kryetari i Komunës së këtij qyteti, Yordan Totev, në deklaratën për Radion Kombëtare të Bullgarisë, tha se si pasojë e rrëzimit të një avioni pronë e një klubi sportiv në qytezë, kanë humbur jetën 2 persona. Sipas tëv dhënave të para avioni dyshohet se është rrëzuar për shkak të problemit në krahun e avionit. Ndërkohë ka nisur hetimi në lidhje me aksidentin.