Rrëfimi/ Psikologu më tha zhvishu dhe pastaj…

Rrëfimi/ Psikologu më tha zhvishu dhe pastaj…

742
0

screenshot_2

Nuk mund t’u besonin veshëve të tyre me të gjithë ato që u thoshte psikologu, tek i cili u drejtuan me qëllim që të shpëtonin martesën e tyre!

Edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme, pa hezituar psikologu u kërkoi të kryenin marrëdhënie seksuale në zyrë në prezencën e tij!
Këtë histori të pabesueshme, e bëri të ditur duke e denoncuar tek autoritet bashkëshortja, e cila ende nuk mund ta besoj atë që i ndodhi. Ndërkohë që çifti po kalonte një periudhë krize në marrëdhëniet e tyre bashkëshortore, madje jetonin të ndarë si dhe kanë një fëmijë, frytë i martesës së tyre.

Meqë objektivi i të dyve, pra të bashkëshortit dhe bashkëshortes së tij 38-vjeçare ishte dhënia e një shansi të dytë, vendosën t’i drejtohen psikologut, me qëllim që kështu të gjejnë mbështetjen e duhur për të rifituar terrenin e humbur që flaka e zjarrtë të rindizej.
Kështu, ranë dakord që të fillonin takimet e përbashkëta dhe fillimisht gjërat po shkonin shumë mirë, për të paktën tre-katër takimet e para.

Me kalimin e kohës, vetë 38-vjeçarja po ashtu dhe bashkëshorti i saj filluan të ndjeheshin lirshëm me psikologun dhe kështu së bashku ndanin të gjithë mendimet e tyre rreth martesës, bashkëjetesës dhe ndjenjave që kishte njëri për tjetrin. Por, gjërat filluan të ndryshonin në takim e tyre të parafundit, kur psikologu e çoi situatën në… pjesën e marrëdhënies seksuale!
Psikologu u tha atyre se problemi nuk ishin ndjenjat, por moskënaqësia në marrëdhënien seksuale ndër të dyve duke u kërkuar ti përshkruajnë atij ato momente shumë private në detaj.

Do ti vinte të kryenin marrëdhënie seksuale para tij!

Në takim e radhës, i cili ishte dhe i fundit, ndodhi e papritura: Sipas bashkëshortes, psikologu vendosi burrin të shtrihej në kolltuk dhe i kërkoi bashkëshortes së tij, të zhvishej. Çifti u befasua nga kërkesa e psikologut, por bashkëshortja bëri ashtu siç e udhëzoi psikologu. Në vijim psikologu i kërkoi bashkëshortes të përkëdhelte bashkëshortin e saj. Çifti u çudit, por 38-vjeçarja vazhdoi përsëri të bënte veprimet që i kërkoi psikologu. Deri kur ai i kërkoi të… zbërthente dhe pantallonat e bashkëshortit dhe të bënin atë që dëshironin sikur psikologu të mos ishte në prezencë!

Eh, kjo mjaftoi që aty të bëhej nami…
Bashkëshorti i 38-vjeçares kërceu nga kolltuku dhe filloi të ofendonte rëndë psikologun, gati për pak e shtriu në dysheme me grushte! Përfundimisht, situata u qetësua, por çifti u largua gjithë nerva nga ky “psikolog, apo psikopat” dhe sigurisht që nuk u kthyen më kurrë aty.