Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde të frikshme, dhe këtë e bëri edhe mbrëmë.
Ylli portugez u bë lojtari i parë në historinë e futbollit që fiton çmimin si ‘Lojtari më i mirë’ në tre kampionatet respektive, Premier Liga, La Liga dhe Serie A.
34-vjeçari gjithashtu fitoi trofeun e Serie A me Juven, ndërsa festa ishte e madhe mbrëmë në Torino, transmeton lajmi.net.
Ronaldo reagoi dhe në Twitter për fitimin e titullit kampion me Juven: “Shumë i lumtur që fitova trofeun e dytë me Juventusin dhe kampionatin tim të parë në Itali”.
Por momenti qesharak ndodhi në festë, kur Ronaldo duke menduar të bënte fotografi me trofeun bashkë me familjen e tij e goditi pa qëllim në kokë djalin e tij, Cristiano Jr.
Ndiqeni më poshtë këtë moment.