
Robert Berisha, ish-bashkëshori i këngëtares Nora istrefi është shprehur se asnjë nga efektivët në Prishtinë nuk e ndalon sepse e njohin dhe nuk i kërkojnë leje kur e shohin teksa ecën në rrugët e qytetit.
Në një lidhje me Skype, në emisionin “Ditë e Re”, Berisha tha se një ditë që ka biseduar me efketivët, u ka thënë se dëshiron që ta kthejnë sërish në konviktin ku kaloi 14 ditët e karnatinimit të detyruar.
Madje këngëtari shtoi se do t’i jepte 2 mijë euro, atij që do t’ja realizonte këtë dëshirë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Gjatë ditës kur kisha dalë në rrugët e qytetit më ndaluan policët, nuk më kërkojë as leje sepse më njohin edhe më pyesin si tu duk atje në karantinë, a ishte mirë, unë bëra shaka me tha dhe i them do i jap 2 mijë euro nëse ka dikush mundësi të më kthejë atje. Më mungon, ishte një eksperiencë e bukur,”- tha Roberti.
Këngëtari Robert Berisha, për dy javë qëndroi I izoluar në qendrën studentore në Prishtinë, pas rikthimit nga New York-u. Këngëtari rezultoi negative me koronavirus dhe më në fund u rikthye pranë familjes së tij. Më herët, Berisha Berisha ka rrëfyer se i ka thyer rregullat në karantinë, dhe për këtë është dashur dhe ndërhyrja e autoriteteve të policisë.