REZULTATET E KATEGORISË SË PARË, ZHGENJEN DINAMO

REZULTATET E KATEGORISË SË PARË, ZHGENJEN DINAMO

203
0

Në ditën e sotme është luajtur edhe java e katërt për Kategorinë e Parë, sa i përket dy grupeve A dhe B. Ajo që nuk duhet harruar është një tjetër humbje e Dinamos me Egnatian, për t’u shkatërruar në transfertë me rezultatin 4-1. Pas kësaj humbje, klubi kryeqytetas që kishte si objektiv ngjitjen në Superiore, ka grumbulluar 1 pikë në 4 takimet e luajtura.

Ndërkohë nga ana tjetër, në grupin B, Elbasani ka fituar falë golit të Baro ndaj Orikut, për të marrë edhe tre pikët e para për këtë sezon.

GRUPI A

Kastrioti – Tërbuni 0-0

Besëlidhja – Veleçiku 1-0

22′ Hajdari

Erzeni – Burreli 4-0

46′ Çutra, 61′ Kabral, 73′ Rezi, 79′ Alimadhinirvane

Korabi – Shkumbini 2-1

25′ Skuka, 65′ Reçi / 82′ Mustafaj

Egnatia – Dinamo 4-1

25′ Dimo, 30′ Lajthia, 55′ Da Kosta, 71′ Gjoka / 81′ Ismailaj

GRUPI B

Oriku-Elbasani 0-1

81′ Baro

Apolonia-Iliria 1-0

86′ Branica

Besa-Turbina 2-1

16′ Cara 47′ Onuh / 32′ Roshi

Pogradeci-Shënkolli 0-0