Reshjet e dëborës/ ARRSH njofton bllokimin e këtyre akseve

Reshjet e dëborës/ ARRSH njofton bllokimin e këtyre akseve

1031
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar lidhur me gjendjen e akseve kryesore të vendit, në orët e fundit, ku më problemat paraqitet akset Bajram-Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierze, ku trashësia e borës është rreth 70 cm, ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse. Sipas ARRSH, në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë ditës ka pasur reshje bore në Qarkun e Korçës. Është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, por qarkullimi kryhet me zinxhir në akset e mëposhtme:

 

– Në rrugën e Dardhës

– Volare-Erind-Çajup

-Segmenti fundor i rruges Berat-Gllavë

 

Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhir:

 

– Në Qarkun e Fierit qarkullimi rekomandohet me kujdes për shkak të lagështirës në rrugë.

 

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht 30-70 cm. Për shkak të vazhdimit të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, akset qarkullohen kryesisht me zinxhir.

Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme rekomandohen të qarkullohen me zinxhir:

– Rruga Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm

– Qafë Lac-Koman

– Ura Matit-Rreshen, Shpal-Ura e Repsit

– Ura Kukës-Krume dhe Plepa-Kam

– Kuben-Vasie

– Kukës-Bushtricë

– Kukës-Ura e Zapodit

 

– Në akset e mëposhtme trashësia e borës është rreth 70 cm , ka rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit. Është njoftuar Policia Rrugore për mosqarkullimin në këto akse.

– Bajram-Curri-Valbonë

– Qafë Mali-Fierze

 

Në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhir

– Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelence, Trebisht-Doganë

– Ura Cerenecit – Steblevë dhe Trebisht-Dogane etj.

– Skuraj – Burrel – Peshkopi

Në aksin Lezhë-Shkodër qarkullimi kryhet pa zinxhir dhe pjesërisht me zinxhir qarkullohet në aksin Shkodër-Hani i Hotit-Tamarë.

 

Në Rajonin Qendror Tiranë: Temperaturat kanë qenë të ulëta dhe ka pasur reshje bore. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjitha akset e mëposhtme qarkullohen me zinxhir.

– Akset Dajtit

– Qafë Priskë-Shëngjergj-Qafë Mollë

– Krujë-Sarisalltik

– Aksi Librazhd-Stebleve i kalueshëm pjeserisht me zinxhire,

 

Ne akset e tjera të këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhir. Ka rreshje të pakta shiu.

– Qafë Krrabë qarkullohet pa probleme.