Reis’ul Ulema i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka...

Reis’ul Ulema i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ka pritur në takim Ministrin e Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite, ekselencën e tij z. Taufik bin Fauzan al-Rabiah

48
0

Në nder të vizitës së Ministrit të Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite në vendin tonë, z. Taufik bin Fauzan al-Rabiah, Reis’ul Ulema i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, organizoi takim pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Rijasetit, Muftinive të vendit dhe pjesëtarëve të delegacionit të Ministrit Saudit.

Në fjalën e tij, Reis’ul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, falënderoi Ministrin për vizitën dhe bashkëpunimin e ngushtë në organizimin e haxhit dhe umres, duke theksuar rëndësinë e koordinimit që këto adhurime të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme për të gjithë pelegrinët nga Maqedonia e Veriut.

Ministri i Haxhit dhe Umres, z. Taufik bin Fauzan al-Rabiah, në fjalën e tij, shprehu vlerësim të lartë për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai siguroi mbështetje të vazhdueshme për të lehtësuar procesin e haxhit dhe umres për të gjithë besimtarët nga RMV-ja, duke përforcuar lidhjet midis dy vendeve tona në shërbim të qëllimeve të përbashkëta fetare dhe kulturore.

Kjo vizitë ishte një kontribut i mëtejshëm në forcimin e lidhjeve mes Ministrisë së Haxhit dhe Umres të Arabisë Saudite me BFI-në në funksion të përmirësimit të shërbimeve për besimtarët muslimanë nga RMV dhe vizitat e ndërsjellta mes nesh.