REISUL ULEMA I BFI DEKOROHET ME DEKORATËN “MEDALJA E PËRSOSSHMËRISË SË LIDERSHIPIT...

REISUL ULEMA I BFI DEKOROHET ME DEKORATËN “MEDALJA E PËRSOSSHMËRISË SË LIDERSHIPIT DHE TOLERANCËS NDËRKULTURORE”

49
0

Sot më 13.10.2024 Reisul Ulema i BFI e RMV  H. Hfz. Shaqir ef. Fetai  u dekorua me ” Medalja e përsosshmërisë së lidershipit dhe Tolerancës ndërkulturore”.

Dekorata e çmuar iu nda nga Instituti për Studime të Avancuara dhe Bashkëpunim (IASC) me seli kryesore Tiranë të Shqipërisë me president nderi prof. Dr.Gabriele Andreoli, Qendra Ndërkulturore e Londrës (LIC), Qendra nderkulturore Al Saihati e përfaqësuar nga Znj  Dr. Hala Almaniawi ( Dubai), Z. Hadi Brenjekjy, Themelues dhe Drejtor i Akademisë  Ndërkulturore të Londrës (LIA) dhe Dr Liu Liu, Anëtar i Bordit të Qendrës Ndërkulturore në Londër

Në ndarjen e kësaj dekorate Reisul Ulemanë e shoqëruan nga drejtorët e sektorëve të Rijasetit të BFI e RMV.

Reisul Ulema ju shprehi falënderimet e tij në emrin e BFI e RMV  institucioneve që ia dhuruan këtë dekoratë duke theksuar se kjo Dekoratë është rezultat i punës së palodhshme të të gjithë faktorëve të BFI në teritorin e saj dhe dëshmon për punën e mbarë të BFI si në vend, poashtu edhe në nivel ndërkombëtarë, njiherit paraqet dëshmi për kontributin e dhënë në sferën e prezantimit të Islamit nē rrjedhat e kohës si dhe mundin e madhë qē jep në kultivimin e paqes dhe tolerancës në nivel të vendit dhe ate  ndërkombëtar. Në fund në mes tjerash theksoi:”BFI i kushton rëndësi të veçantë dialogut ndërkulturor dhe fetarë sepse përmes kësaj njerëzit më mirë njohin njëri tjetrin, në mënyrë që të jenë në shërbim të njeriut si qenia më e përkryer e Zotit të Madhërishëm. Këto janë vlera të rëndësishme dhe të fisshme dhe ne si pjesëtarë të islamit jemi të obliguar t’i kultivojmë dhe promovojmë. Kjo dekoratë është mirënjohje për angazhimin tonë dhe për gjithë besimtarët e vendit tonë dhe paraqet motiv dhe shtytje që edhe më tej të vazhdojmë me kultivimin e këtyre vlerave humane”.

Znj. Dr. Elminiawi nga Dubai tha se është e nderuar që sot gjendet në BFI, institucion mjaftë i rëndësishëm dhe aktiv për t’i ndarë këtë dekoratë udhëheqësit të saj, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai, për punën dhe angazhimin e tij për paqen, tolerancën dhe dialogun ndërkulturor mes popujve.  Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare çmuan lartë veprimtarinë e BFI dhe kreut të saj H. Hfz. Shaqir ef.Fetait që është analizuar gjatë punëse në RMV, konferencat ndërkombëtare dhe organizimet e ndrydhme fetare, shkemcore, ndërreligjioze, dialogu interreligjioz dhe në sferën e paqës dhe tolerancës.

Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Ferai përveç angazhimeve në nivel tē BFI e RMV, tashmë prezenton insritucionin e tij në Konferenca të niveleve botërore, është antar i Këshilit të lartë të Jurisprudencës islame në nivel Ligës botërore islame – Rabita me seli në Mekke, Antarë i këshillit të lartë të Myftinisë së Republikë së Egjyptit, antarë i Unionit të bashkēsive islame me seli në Ebu Dabi të Imarateve dhe shumë institucioneve tjera.