Real Madridi hap dyert e Santiago Bernabeut për pajisjet mjekësore

Real Madridi hap dyert e Santiago Bernabeut për pajisjet mjekësore

347
0

Skuadra e Real Madridit në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Sportit vendosën që të përdorin impiantin madrilen, Santiago Bernabeu si një magazinë për të gjithë pajisjet shëndetësore që nevojiten për të luftuar kundër COVID-19.

Me udhër dhe direktivat nga qeveria spanjolle, do të vendosen pajisjet në ambjentet e stadiumit ku do të jenë të gatshme për përdorim.

Gjithashtu klubi spanjoll ka hapur një fondacion ku të gjithë personat që do të dhurojnë para do të shkojnë për të stafet mjekësore.

Shpërndarja e këtyre materialeve do të realizohet nga Ministria e Shëndetësisë