Reagon Rama dhe publikon shiringën e bojës: E.Th.Palotha pas një derdhjeje të...

Reagon Rama dhe publikon shiringën e bojës: E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme

359
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të sotëm me deputetin demokrat Edi Paloka i cili i hodhi bojë në fytyrë. Rama ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram shiringën me të cilën Paloka i hodhi bojën. ‘Penda e mendimtarit E.Th.Palotha pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit’, shkruan Rama. Sakaq Rama ka bërë edhe një reagim në Facebook ku ka publikuar videon e ‘sulmit’ të Palokës. “Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shkruan Rama. Kujtojmë se deputeti demokrat Edi Paloka u përjashtu 10 ditë nga Kuvendi ndërsa policia e Shtetit ka nisur hetimet ndaj tij.