Reagimi i Astrit Patozit: Basha na zëvendësoi me Lej Fenët që s’e...

Reagimi i Astrit Patozit: Basha na zëvendësoi me Lej Fenët që s’e donin PD-në në zgjedhje. Vendimi për përjashtimin tim, ndoshta që 4 vjet më parë

440
0

Kisha shume kohe qe e ndaja me miqte e mi nje lloj neverie per katandisjen dramatike te ambjentit politik ne Shqiperi, pa guxuar asnjehere te mendoja qe edhe une vete te mos isha pjese e pergjegjesise. Por pa harruar asnje cast se per te ardhur deri tek une radha do te ishte tmerresisht e gjate. Ne kete kontekst u kam thene atyre se per here te pare ne jete kam qene i dyzuar, se nuk e dija tamam ne doja te qendroja apo te largohesha. Ndoshta per shkak se njeriu e ka te veshtire te ndahet nga pasionet e veta apo per shkak te bindjes e forte qe, per sa me ka perkitur kam bere gjene e duhur, te pakten ate qe kam besuar se eshte e drejte, mesa duket e kisha te veshtire qe ta vendosja vete.

Ndaj sot i falenderoj njesoj dhe pa asnje keqardhje te dy ata qe e moren kete vendim, duke me cliruar nga medyshja ime. Natyrisht, edhe nga cdo lloj detyrimi. Ndoshta ka qene nje vendim i formes se prere, qe mund te jete marre ketu e kater vjet te shkuara, por kjo nuk ka asnje rendesi, as per publikun e aq me pak per mua.

Miqte e mi,

Eshte me arsye mungesa ime ne listen e kandidateve te Partise Demokratike, por edhe po te ishte ndryshe, nuk do te kishte qene fundi i botes.

Eshte finalizim i nje procesi te pandalshem degradimi dhe bjerrjeje vlerash qe nuk ka filluar mbreme. Per fatin tim te mire une nuk kam pritur qe te flas sot per te gjitha keto, por e kam bere ne vijimesi, kudo ku me eshte dhene mundesia, ndonese me shume, shume vetepermbajtje. Arsyeja e vetme ka qene qe jam qene i rezervuar lidhet thjesht me ndjesine e njeriut qe kerkonte te shpetonte shtepine e vet, duke e riparuar nga brenda.

Per ironi te fatit, paralajmerimin e fundit per sa ndodhi ma dha kryekundershtari Edi Rama ne seancen e fundit te parlamentit, i cili vuri ne dyshim vijimesine time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant qe te mendoj se ka nje komplot nderkombetar ndaj meje ose dikujt tjeter apo qe Edi Rama e ka shtrire marreveshjen me PD-ne deri tek listat e deputeteve te saj. Mendoj se profecia e tij ka te beje thjesht me intuiten politike, se cfare do te kishte bere ai vete ne nje rast analog. Ndaj me duhet ta falenderoj edhe kryeministrin joteknik, qe e parashikoi sakte, pavaresisht se e lehte duhet te jete qene per te. Jo thjesht per shkak te marreveshjes, endrrat e Republikes se Re me ato te “Rilindjes” ngjajne. Madje, ka raste qe ato jane e njejta gje.

Por edhe pse e njoh mire kete ligatine, dhe nuk shpresoj qe te funksionoje gjate, nuk kam asnje pendese qe luftova dhe bera sa munda qe te kishte nje marreveshje.

Jo thjesht se nuk e pranoj revolucionin si koncept, por edhe se e njoh mire teknologjine e shtirjes politike qe prodhon kauza te rreme. Dhe sot nuk jam fare i trishtuar qe shoh se si idhtaret e luftes, ose Lej Fenet e partise sime qe vetem 10 dite me pare u hakerreheshin Henes, po t’u permendje qe nje dite do shkonim ne zgjedhje, tani po i lepihen paqes.

E bera kete shpjegim ne respekt te atyre njerezve, me te cilet per nje kohe relativisht te gjate kam ndare bindje te ngjashme, jo domosdoshmerisht politike. Nje mije here po te me jepej mundesia te kthehesha pas keto vite, nje mije here do te kisha bere te njejten gje. Ndaj edhe sot jam shume i qete dhe pa asnje peng. Kjo nuk do te thote se nuk kam gabuar, mos e dhente Zoti! Por jam shume i sigurt qe sado te medha te kene qene gabimet e mia, ato do te ishin  gjithesesi si buleza uji ne oqeanin e mekatit politik te ketyre viteve ne Shqiperi.

Ndaj sot dua te falenderoj te gjithe ata qe me mbeshteten, votuan apo besuan tek une ne kohera te veshtira dhe te mira per Partine Demokratike. Nderkohe qe u kerkoj ndjese te gjithe atyre qe nuk kam pasur mundesi t’i ndihmoj apo  mund t’i kem lenduar gjate ushtrimit te funksioneve te mia publike.

I uroj sukses dhe mbaresi cdo anetari te Partise Demokratike, duke perfshire ketu edhe kryetaret, ne zgjedhje dhe kudo tjeter!

Nje urim te vecante e kam sot per demokratet e Vores, me te cilet pata fatin dhe privilegjin te punoj ne kohet e fundit, duke vecuar sidomos betejen gati epike te zgjedhjeve lokale te vitit 2015. Ata i paraprine kauzes se zgjedhjeve te lira dhe ndershme ne Shqiperi, te pakten 2 vjet para cadres, qe u ngrit per te shpetuar lekuren e Lulzim Bashes. Mbetet per t’u provuar ende nese ky objektiv do te arrihet ose jo.Te nderuar miq! Asgje e keqe nuk ka ndodhur. Sepse une nuk e besoj perrallen e keqperdorur qe tani “asgje nuk eshte me si me pare”. Dhe per shkak se kemi mbetur ne vend dhe gjithcka eshte sic ishte, i qendroj me shume bindjes sime te kahershme se Shqiperia ka nevoje per nje shkundje te forte, e cila pa asnje dyshim ka per te ardhur.Ju pershendes me mirenjohje te gjithe juve qe si une besoni se per te pastruar qytetin duhet ta nisesh nga oborri i shtepise tende. Dhe se nuk mund te kete as shtet dhe as Shqiperi me te mire, nese partite do te bunkerizohen dhe do te kthehen ne kompani biznesesh te pista me nje pronar te vetem. Ne qe e mendojme keshtu jemi shume me teper se ajo skote gjobaxhinjsh, qe po perpiqen te mbajne peng vendin per shkak te pengjeve te veta te parrefyeshme dhe te keqkuptimit qe kane per politiken, shtetin, shoqerine, por ndoshta edhe per vete jeten ne kete bote, si vdekatare qe jemi. Une jam me i motivuar se kurre te ndjek bindjet e  mia dhe vizionin tim per Republiken joimagjinare qe meritojme dhe jam po kaq i sigurt se jane qamet shume ata qe e mendojne si une.