Rapsodi i lahutës dhe çiftelisë, përkujtohet Sali Mani, figura e spikatur e...

Rapsodi i lahutës dhe çiftelisë, përkujtohet Sali Mani, figura e spikatur e Malësisë

112
0

Rapsodi Sali Mani “qytetar nderi” i Malësisë së Madhe/Dokumentar “Mbrapa lashë këngët e mia”

Nga Eglantina Alliaj

Patriotizmin, atdhedashurinë, personalitete të kombit shqiptar që kanë bërë histori, mërgimin, mallin, bukurinë e trojeve shqiptare, dashurinë, vuajtjen, e ka përshkruar në vargje, dhe u ka dhënë frymë me këngë, në telat e çiftelisë. Këndontë këngët e Eposit, të heronjve të të gjitha kohërave, kombit, flamurit. Zëri dhe virtuoziteti i tij do të tërhiqte menjëherë vëmendjen e Malësisë së Madhe, por edhe të gjitha trevat shqiptare, dhe më pas kudo që jetonin shqiptarë, në çdo kontinent. Ky ishte Sali Mani, për të cilin atdheu nuk shtrihej nga Vermoshi në Konispol, por prej Tivarit deri në Prevezë, në Ulqin, Prishtinë, Tetovë, Konicë e gjithë Çamërinë. Një artist shumëdimensional që krijoi një melos të larmishëm dhe origjinal, duke ofruar për çdo tekst një melodi të veçantë.

Akademia përkujtimore

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in memoriam” në Malësinë e Madhe, në 80-vjetorin e tij të lindjes. Personalitete të artit, shkencës dhe politikës nga vendi, Kosova dhe Mali i Zi ndoqën dokumentarin premierë “Artisti që i dha shpirt këngës”, realizuar nga gazetari i RTSH Tom Therçaj dhe mbështetur nga Shoqata e Diasporës në SHBA “Miqtë e Sali Manit”.

“Ka qenë jo vetëm një përfaqësues i denjë i Malësisë së Madhe, por tërë kombit shqiptar, me zërin e tij, me këngët e tij ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve në mbarë botën, sidomos në Kosovë në vitet 80. Kur do prezantonte shfaqjen në Prishtinë, organet e rregjimit të ish Jugosllavisë e çensuruan për të mos kënduar këngën për Hasan Prishtinën, dhe fakti që përfaqësues të kësaj familje të shquar janë prezent tregon që Sali Mani i bashkoi edhe pas vdekjes ”-u shpreh Tom Therçaj.

Luigj Gjoka

“Kam emocione sepse po përkujtojmë një njeri të madh të Malësisë së Madhe, një shqiptar të madh. Bijtë e Malësisë edhe në mërgim nuk e kanë harruar vëllaun e vet, Sali Mani. Ai ka lënë një emër të merituar në diasporën shqiptare, prandaj dhe diaspora me krenari dhe nder ka ardhur ti jap në 15 vjetor të vdekjes riorganizimin e filmit dokumentar dhe të ripordhimit e veprës së tij “Mbrapa lashë këngët e mia”-u shpreh Luigj Gjokaj.

Krijimtaria e Sali Manit erdhi në këtë aktivitet përmes botimit të II të librit “Mbrapa lashë kangët e mia”. Sali Mani nuk ishte një personalitet vetëm i Malësisë së Madhe por i gjithë kulturës kombëtare. Kujtohet si një njeri që i ka kënduar Malësisë së madhe, Kombit, Kosovës, dhe persona të tillë duhet të kujtohen dhe respektohen edhe nga brezat që vijnë”-u shpreh Tonin Marinaj, kreu i bashkisë së Malësisë së Madhe.

Sali Mani do të krijonte një melos të larmishëm dhe origjinal duke ofruar për çdo tekst një melodi të veçantë. Futi refrenin dhe u bë reformator i çiftelisë. E temporoi atë, që ti jepte më shumë nota e hapësirë muzikale, pra bëri ndryshimin, krijoi modernen në aq hapësirë sa e lejonte atë. Shumë shpejt, sipas ndryshimit që bëri ai, e gjithë plejada e madhe e këngëtarëve veriorë që po afirmoheshin, filluan të këndonin sipas stilit që ai reformoi, në katë anët e globit ku kishte shqiptarë. Ka krijuar me tekst  emelodi mbi njëmijë këngë. Në tërë gamën e krijimtarisë së tij do të spikaste ndjenja e fuqishme kombëtare.

Sali mani u lind më 21 gusht 1944 tnë Reç të Malësisë së Madhe. Që në moshë të re u dallua si një vëyhgues i hollë i folklorit, sidomos të trevës së tij, aq e pasur me trimëri, përjetësuar në këngët e të parëve.

Bashkia Malësi e Madhe, i akordoi titullin “Qytetar Nderi i Malësisë”.

Këshilli Bashkiak e ka nderuar Sali Manin me Titullin e Lartë “Qytetarë Nderi” e që iu dorëzua po në këtë aktivitet nipit të tij nga Kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj si dhe “Anëtarë Nderi” nga Shoqata Atdhetare Dukagjini e që u dorëzua nga Kryetari Ndue Sanaj dhe drejtuesja e sektorit të kulturës pranë kësaj shoqate Viola Shqau (Podja).

Nuk kishin si të mos jepnin opinionet e tyre gjatë akademisë në fjalë edhe nga këngëtarja e njohur dardane Shkurte Fejza, këngëtari i talentuar e mjaft i njohur ShkodranTola njëkohësisht edhe Drejtor i Ansamblit të Këngëve e Valleve në Maqedoninë e Veriut etj.

Pjesëmarrje e gjerë, personalitete nga të gjitha trevat

Pjesmarrja e lartë, përshëndetjet e referimet nga më të vlerta të personaliteve të artit e kulturës, prania e drejtuesve vendorë e të Qarkut, të mediave lokale, rajonale e kombëtare si dhe financimi e impenjimi maksimal i “Miqve të Sali Manit në Amerikë” me në krye të nderuarit Luigj Gjokaj e Ndue Gjekaj e vëndosën Këngëtarin e Madhë SALI MANI përjetësisht në Altarin e Kulturës së Kombit Shqiptar aty ku janë e do mbetën gjithmonë korifejtë që dhanë në çdo kohë gjithçka për trojet tona e më gjërë.

 

Prania nga gjitha trevat Shqiptare si: Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi Nikollë Camaj, Kryetari i Komunës Tuz Lindon V. Gjelaj, nipat e dy Heronjve të Mëdhenj Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinës përkatësht Gazmend Boletini e Mehmet Prishtina, Kryetari i Kuvendit Komunal Guci Bujar Hasangjekaj, Mehmet Bardhi nga Ulqini, Profesori Sehad Lulanaj, Dede Camaj, Ded Kol Miri Dedvukaj e Anton Ulaj, Administratori i AlbDreams Televizion Rush Dragu, gazetari Zef Pergega, Kryetari e Zv.Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Edmond Ndou e Lulzim Zaraj, nga Prefektura e Qarkut Shkodër Hysen Hysaj (Nenprefekt Malësi e Madhe), Kryetari i Bashkisë Pukë Rrok Dodaj, kolegët Nikollë Nikprelaj, Jonuz Delaj, Pretash Nilaj, Prek Mrishaj, Fran Kodra, Ndue Shytani, Gjon Kosteri, Violeta Deda, Nikollë Buçi, Fred Delaj etj.

Emocionet përhapëshin në gjithë hapësirën e Resort Deluxe (ku edhe u organizuar aktiviteti për gjithë ditën e të premtës) dhe përhapëshin  tek çdo truall i yni e kudo në diasporën tonë. Aktiviteti u prezantua nga moderatorja e njohur e ekraneve televizive dhe spektakleve të mëdha e nderuara Silvana Braçe.  Gjithë hapësira e programuar si tek Akademia dhe darka e organizuar ishte një atmosferë festive ku flitej vetëm për 80 vjetorin e lindjes së Sali Manit sepse të gjithë dëshironin ta kishin në mesin e tyre me poezitë e këngët, me çiftelinë e zërin e tij, me mirësinë e fjalët e arta që ai përcillte tek të gjithë e ku secili donte të fliste “me të” e për të siç kanë biseduar përherë kudo e kurdo ashtu si malësori me malësorin e shqiptari me shqiptarin këtu dhe në Amerikë.

Të gjithë ndoqën me interes të madh filmin dokumentar “Artisti që i dha shpirtë këngës” me autor, producentin e gazetarin e mirënjohur Tom Therçaj.