Raporti i cilësisë së ajrit: 2120 njerëz vdiqën në Shqipëri në 2016

Raporti i cilësisë së ajrit: 2120 njerëz vdiqën në Shqipëri në 2016

470
0

 

Sipas raportit të Cilësisë së ajrit në Europë 2016, në Shqipëri vdiqën prej ndotjes së ajrit 2120 persona. Pjesa me e madhe e tyre, 2010, janë shkaktuar prej pranisë së lartë të grimcave në ajër, 10 prej tyre prej dioksidit të nitrogjenit dhe 100 prej ozonit. Në vitin 2013 numri i vdekjeve të shkaktuara nga ndotja ishte 776, raporton Monitor.  Në rajon numrin më të lartë të vdekjeve e ka Serbia, ku prej ndotjes së ajrit në 2016 humbën jetën 10,730 persona, ndërsa numrin më të ulët të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e ka Mali i Zi, ku ndotja shkaktoi 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit në 2016. Në Ballkanin Perëndimor, ndotja e ajrit po shndërrohet në një problem fatal, veccanërisht prej politikave energjetike të këtyre vendeve, shkruan Euractive. BE, e cila po punon vazhdimisht me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të përditësuar politikat e tyre mjedisore dhe energjitike, ka një rol të rëndëishëm. Në vendet fqinje, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnje, njerëzit kanë nisur protestat për cilësinë e ajërit që thithin.