Rama flet për marrëveshjen me Vuçiç dhe Zaev, zbulon TAKIMIN që do...

Rama flet për marrëveshjen me Vuçiç dhe Zaev, zbulon TAKIMIN që do të mbahet në Ohër

436
0

Rama flet për marrëveshjen me Vuçiç dhe Zaev, zbulon TAKIMIN që do të mbahet në OhërËshtë mbajtur në Tiranë Forumi i katërt i kryebashkiakëve të Kinës dhe Europës lindore e qëndrore, ku kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve.

Rama citoi Sokratin për planifikim e qyteteve, ndërsa tha se ekperienca mes dy vendeve do të ransferojë dije.

“Sokrati thoshte se “forma më e lartë dhe e adhurueshme është ajo që vjen me planifikimin dhe zbukurimin e qyteteve dhe uniteteve njerëzore” dhe padyshim që qeverisja e qyteteve është qeverisja më e afërt me njerëzit.

Urat e bashkëpunimit me Kinën janë ura që sjellin dije dhe përmes tyre mund të këmbehen ekperienca dhe mund të transferohen dije. Më vjen shumë mirë që në këtë forum krijohet mundësia për t’u takuar me drejtuesit e kryeqyteteve të vendeve që ecin në shinat e një eksperience shumë të ngjashme me tonat dhe kjo është shumë e mirë për t’u njohur nga afër me çdo eksperiencë. Besoj se çdo lidhje, çdo urë që ngrihet sot është padiskutim një pikënisje për një rrugë të re më shumë në rrugën e së nesërmes”, tha kryeministri, ndërsa kujtoi marrëveshjen e “Shengenit të vogël” që firmosi disa javë më parë me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevin.

“Së fundmi dua të nënvizoj rëndësinë e posaçme që ka prania e kryebashkiakëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Është një periudhë kohe në historinë tonë të përbashkët ku ka dalë si asnjëherë më parë në pah përvoja. Përpara disa javësh ne bëmë një deklaratë të përbashkët me presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut bazuar në katër liritë e BE, lëvizjes së njerëzve, mallrave. Një nisëm gjithëpërfshirëse që do të shkojë më tutje me takimin e Ohrit në 19 nentor ku janë të ftuar të gjithë liderët e rajonit. Të bëjmë të mundur përtej këmbimit të eksperiencave edhe transferimin e dijes me qëllim zgjerimin e dijes në të gjithë territorin. Impakti i këtij bashkëpunimi do të ndihet tek qytetarët”, theksoi Rama.