
Deputetja e PD, Rudina Hajdari gjatë fjalës në Kuvend u shpreh se që kur ka hyrë në politikë, qëllimi i saj është futja e Shqipërisë në BE.
Por sipas Hajdarit, kryeministri Rama është delja e zezë sot dhe nuk po i lejon shqiptarët të futen në BE.
Hajdari se e vetmja gjë që duhet të bëjmë sot është ndryshimi i sistemit.
‘Është pikërisht ky kryeministër që është delja e zezë sot dhe nuk po i lejon shqiptarët të futen në Bashkimin Europian. Por e vetmja që duhet të bëjmë sot është ndryshimi i sistemi. Sot ne duhet të bëjme çdo që të mundur që shqiptarëve t’i rikthehet besimi. Që kur kam hyrë në politik kam pasur një synim të çoj Shqipërinë drejt rrugës eurupiane, dhe këtë do të bëjë’, tha deputetja.