Racizmi ndëshkon klubin e Partizanit të Beogradit

Racizmi ndëshkon klubin e Partizanit të Beogradit

430
0

Ndëshkohen nga Federata Evropiane e Futbollit klubi i Partizanit të Beogradit dhe Lokomotiv Polovdiv të Bullgarisë për racizëm në stadium.

Federata Evropiane e Futbollit ka ndëshkuar klubin e Partizanit të Serbisë dhe Lokomotiv Polovdiv të Bullgarisë, pasi gjatë ndeshjeve të Ligës së Europës ka pasur incidente të lidhura me racizëm.

UEFA ka ndëshkuar klubin e Partizanit që dy ndeshjet e rradhës ti luajë me dyer të mbyllura, pasi gjatë ndeshjes me klubin turk Malatyaspor tifozët serb kanë pasur qasje raciste në stadium. Ku këtë ndeshje ekipi serb e ka fituar me rezultatin 3-1.

Ndërsa ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, ka marrë gjysmë dënim nga UEFA pasi stadiumi i tyre do të jetë gjysmë i hapur për shkak se ka pasur nga tifozët e tyre qasje raciste kundër ekipit francez, Strasbourg.

Ekipi bullgar nuk arriti të fitonte në këtë ndeshje pasi u  mund nga francezët me rezultatin 1-0.