Qeveria laburiste në Britani rrit taksat ndaj biznesit në 40 mld paundë...

Qeveria laburiste në Britani rrit taksat ndaj biznesit në 40 mld paundë në buxhetin e parë

7
0

Ministrja e re laburiste e financave në Britani Rachel Reeves tha sot në parlament se taksat e bizneseve dhe qytetarëve britanikë do të rriten në total 40 miliardë paundë ($52 miliardë) për të mbushur vrimat në financat publike, teksa prezantonte buxhetin e ri të shtrëngimit financiar.Kjo pritet te jete modaliteti i politikave të përhershme të qeverisë së ardhur në pushtet ne vere prej zhgënjimit të votuesve me konservatorët.Kthimi laburistëve në pushtet pas 14 vitesh në opozitë, duket se nuk është ajo që priste publiku nga qeveria e re, edhe pse ministria justifikohej se masa nevojitet prej “vrimës së zezë” që kishte lënë në buxhet qeveria e mëparshme konservatore.Partia e saj ‘e majtë’ erdhi në pushet pas zgjedhjeve të 4 korrikut të thirrura nga ish-kryeministri Rishi Sunak.

Laburistët kishin premtuar në fushatë të ndalonin skandalet e qeverive konservatore, të nxisnin ekonominë e Britanisë dhe të rivendosnin shërbimet e dëmtuara publike.Reeves tha se do të rriteshin kontributet e punëdhënësve për punonjësit me 15 përqind prej prillit që vjen, çka pritet të vështirësojë punësimin në Britani dhe rrjedhimisht të ngadalësojë ekonominë.Krerët e biznesit kanë paralajmëruar se rritja e kontributeve shoqëruar me rritjen e rrogës minimale do të ngadalësojë ekonominë, kur laburistët kishin premtuar në fushatë “ta kthenin vendin në ekonominë me rritje më të shpejtë në grupin G&.

Kryeministri i ri Keir Starmer ka paralajmëruar se “ata me shpatulla më të gjera” do të paguajnë më shumë taksa dhe me herët ka pezulluar kompensimin e pagesave per ngrohje per te moshuarit.Por Reeves përjashtoi rritjen e taksave për individët dhe zgjati ngrirjen e taksave për karburantin dhe birrën  me krikëll të shitur në bare, shkruan rrjeti AlJaseera.