Gjatë pushimeve verore, njerëzit duket se ndahen në dy lloje: Ata që mezi presin të përjetojnë aventura buzë detit dhe ata që preferojnë qetësinë në male. Ajo që pëlqeni të bëni, tregon shumë për personalitetin tuaj.
Dashamirësit e pushimeve në bregdet
Ata janë ekstrovertë: Njerëzit që preferojnë plazhin priren të kenë një grup të madh miqsh. Ata pëlqejnë të jenë në kontakt me njerëz të ndryshëm, i duan diskutimet dhe njohjet e reja.
Ata e duan muzikën: Adhuruesit e plazhit e duan shumë muzikën. Ata madje mund të luajnë një instrument ose të kenë dëshirë të mësojnë një të tillë. Ata jetojnë momentin dhe e shfrytëzojnë ditën në maksimum: Dashamirësit e detit e kuptojnë se jeta është e çmuar, ndaj duan të përfitojnë nga çdo moment. Ata preferojnë të shijojnë të tashmen sesa të planifikojnë për të ardhmen.
Dashamirësit e pushimeve në mal
Ata janë introvertë: Ata që preferojnë malet thuhet se janë mjaft introvertë. Ata preferojnë një grup të vogël njerëzish dhe nuk u pëlqejnë ngjarjet e mëdha shoqërore.Ata janë krijues: Shkrimi, piktura, këndimi, fotografia… Të gjitha këto mund të jenë hobi të dashamirësve të malit. Ata mund të kenë profesione krijuese, ose të kërkojnë mënyra për t’u shprehur në mënyrë krijuese në kohën e tyre të lirë. Ata nuk janë të interesuar për gjërat sipërfaqësore: Bisedat sipërfaqësore “i çmendin”. Ata preferojnë biseda më të thella përmes të cilave zbulojnë gjëra të reja për veten e tyre, zgjerojnë horizontet e tyre dhe fitojnë një këndvështrim të ri.