Punonte kamarier tek këngëtari i njohur grek, policia zbulon diçka të rëndë...

Punonte kamarier tek këngëtari i njohur grek, policia zbulon diçka të rëndë për shqiptarin (Foto)

745
0

 

Një 34-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet për prodhim të lëndëve narkotike mbrapa një qendre muzikore. Qendra quhet “The Rocks” dhe i përket këngëtarit të madh grek që njihet me emrin Antipa.

Në vendin ku vinin këngëtarët më të mëdhenj grek dhe ku policia rrinte shpesh, u zbulua se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, e kishte kthyer në platacion droge. Në pjesën pas qendrës janë gjetur bimë kanabis që arrinin gjatësinë 3.5 metra, është gjetur gjithashtu sistem ujitje, celularë si dhe peshore.

Arrestimi i shqiptarit është bërë mbrëmjen e djeshme, ndërsa tani po hetohet se nëse screenshot_77këngëtari grek ishte në dijeni të këtij plantacioni droge dhe të asaj që po bëhej në tokën e tij.

Ndërkohë, gruaja e tij e ka mohuar diçka të tillë, duke thënë se nuk ia kishin idenë se çfarë bëhej në tokën e tyre, por e pranoi se e njihte shqiptarin, pasi punonte si kamarier në qendër.

Ndërkohë, janë sekuestruar nga policia 11 celularë, 3 kg  e gjysmë kanabis i përpunuar si dhe një qen, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, që deri tani bie mbi shpinën e 34-vjeçarit shqiptar, pasi këngëtari grek e ka mohuar përfshirjen e tij.