Pse Rama zgjodhi Majkon dhe Ruçin

Pse Rama zgjodhi Majkon dhe Ruçin

441
0

Nga Mentor Nazarko

Më në fund çudia që të gjithë prisnim ndodhi. Nuk dihet nëse efektet e saj do të zgjasin sa të gjitha çuditë proverbiale, se zakonesh zgjasin 3 ditë, në kohën e internetit zgjasin shumë më pak lajmet konsumohen shumë më shpejt, bien në kontakte të të gjithëve. Kështu që efekti kohë modifikon dhe zbeh jetëgjatësinë e çudive. Në lajmet që u bënë publike sot, në lajmet që ishin të fokusuara ashtu sikundër thamë ne jo tek festet por tek kokat që do t’u heqin qeverisë.

Kemi dy elementë të rijnë së pari konfirmimin e zotit Ruçi, si kryetar i Kuvendit, në një kuptim kuptimi strikt të karrierës politike. Ruçi në momenti kur PS po qeveriste e vetme dhe kur vend i takonte PS dhe një figure me eksperiencë, që do duhet të negocioje, do duhet të jetë pika lidhëse midis pastrisë, qeverisë dhe Presidentit. Në këtë kuptim Ruçi ishte zgjidhja e detyruar për Ramën, përtej atyre që reagimet e ligjshme të atyre që janë reagimet e ligjshme të shoqërisë, apo një pjesë të politikës për emërimin e tij në krye të Kuvendit.

Por mendoj që zgjidhja që ka përcaktuar këtë vendim të Ramës, kanë që jo vetëm për të pasur një figurë të fortë në marrëdhëniet me Presidentin. Për sa i përket marrëdhënieve me Presidenti Meta për miratimin e ligjeve, për sa i përket dekreteve, dhe kjo është një figurë që ka një eksperiencë të gjatë në bashkëjetesën me Metën.

Por është dhe një figurë veterane e cila i ka shërbyer Ramës, dhe ka treguar dualitet ndaj Ramës në përgjithësi ndaj të gjithë kryetarëve të partisë, dhe në këtë lloj mënyre është konsideruar si një lloj mbyllje karriere në postin e lartë të kryeparlamentarit.

Pjesa e dytë e analizës lidhet më përbërjen e qeverisë. Qeveria në pikëpamjet të numrit të dikastereve është një qeveri e vogël. Do të shikojmë se si do të reflektohet në numrin e administratës mbështetëse të ministrave. Është qeveri e vazhdimësisë për sa i përket mbështetjes së disa figurave që, të cilët janë të pajisur me fuqi edhe më të madhe sikundër është rasti i Arben Ahmetajt, i cili ka bashkuar në një dikaster të vetëm ekonominë, financën, dhe në këtë kuptim i është dhënë një besim një figure si Arben Ahmetaj.

Është një dhënë besimi gjithashtu dhe për Niko Pelishin i cili nga posti i zëvëndëskryeministrit ku kishte treguar aftësi për të projektuar të ashtuquajturën Rilindje Urbane, për të zëvendësuar në mënyrë të palodhur Ramën në shumë aktivitete, iu besua një dikaster siç është ai i ministrisë së Bujqësisë. Është një ministri që duhet të këtë shumë fonde dhe lidhet me fatet jetësore, por jo thjeshtë jetësore të gjysmës së popullsisë së vendit. Sepse gjysma e popullsisë se vendit tonë jeton me bujqësi jeton në fshat. Ekonomia e vendit do duhet të mbështetet në bujqësi, në krahasim me traditën që ka pasur Shqipëria. Zhvillimin ekonomik e ka mbështetur bujqësia dhe Rama këtu ka zgjedhur një figurë që ndonëse nuk ka një karrierë që ta ketë lidhur me Bujqësinë në një mënyrë apo në një tjetër, por ka zgjedhur një figurë menaxheriale. Një figurë e cila nuk është karakterizuar për sukses në menaxhim qofte në krye të Bashkisë së Korçës, apo qofte dhe në projektimin dhe ekzekutimin Rilindje Urbane. Një figurë e cila gëzon respekt qofte tek e majta qofte tek e djathta. Një figurë e cila do të mundohet që këtë katërvjeçar të ri do të mundohet ta zëvendësoje me rezultate dhe jo me kritere të tjera.

Në këtë qeveri kemi shfaqjen ose fuqizimin e pranisë së grave. Kemi zëvendëskryeministre që vjEn nga Shkodra, Rama e tha që ka dashur ti japë Shkodrës më shumë dukshmëri në këtë qeverisje. Kjo është arsyeja pse ka zgjedhur zonjën Mesi, e cila me siguri do të asistohet nga ekspertiza e atij që ishte paraardhësi i saj. Në këtë detyrë për të mbikëqyrur inovacionin. Ato që ishin dikastere të mbuluara nga zonja Harito.

Kemi krijimin e një ministrie të re pa portofol për diasporën, zgjedhja e Ramës ishte një zgjidhje e drejtë, tregoi ndjeshmëri për problemet e diasporës. Është vendosur një figurë e cila gëzon reputacion të lartë majtas dhe djathtas siç është figura e Pandeli Majkos një figurë që ka treguar luajalitet ndaj zotit Rama, pavarësisht se duket sikur nuk ka një ministri me peshë për shkak të profilit të tij të lartë, do ti rris akoma më shumë reputacionin vetes duke krijuar një imazh akoma më të mirë të qeverisë Rama te diaspora, që do të thotë përkatësisht, gati 30 % të popullsisë shqiptare që jeton jashtë.

Gjithmonë në qoftë se do të ketë një platformë për diasporën si dhe do të ketë kreativitet dhe mbështetje nga një ekip ekspertësh që do gjejnë mënyra për të bërë ndërlidhjen e veprimtarisë shoqërore me atë ekonomike të shqiptarëve. Kjo është një qeveri që paraqet vazhdimësi, paraqet shpërblim për një pjesë të atyre që ishin ministra, që ishin të suksesshëm në zgjedhjet e fundit siç ishte rasti i Klosit.

Paraqet konfirmimin e pranisë së grave si dhe vlerësim për punën e suksesshme të disa zonjave, siç është për shembull rasti i zonjës Qato, në krye të agjensisë për kompensimin e pronave që i është besuar pikërisht për shkak të ekspertizës që ka treguar në ketë agjensi. Është një qeveri që është përpjekur të alternojë vazhdimësinë me freskinë të disa figurave.

Është konfirmim i zotit Xhafa në Ministrinë e Brendshme, figurë e cila gëzon edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Arriti të bëj disa modifikime të forta në krye të Ministrisë së Brendshme për të treguar vazhdimësinë e punëve të Ministrisë së drejtuar nga Tahiri edhe për të prerë lidhjet e drejtuesve të policisë me krimin. Akuza të cilat nuk vinin thjesht nga opozita por edhe nga miq ndërkombëtarë. Kemi një qeveri që është më e vogël në pikëpamjen numerike, që tregon vazhdimësi që tregon freskim te pjesshëm të saj.

Kemi konfirmim të ministrit të Jashtëm. Unë e quaja të vështirë që në Ministrinë e Jashtme të vinte një figurë nga Kosova ashtu siç përflitej për shkak se Shqipërisë i duhet të tregonte vijimësi në disa procese të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare, vijimësi në çështje ne integrimit kështu që në këtë kuptim zgjidhja e Bushatit, pavarësisht të surprizës që Rama donte të krijonte rreth tij është një zgjidhje normale.

Ndoshta Ministra e Drejtësisë mund të kishte një figurë që të reflektonte edhe ngarkesën e madhe që do të ballafaqohet për shkak të reformës në drejtësi. Personalisht nuk do isha kundër që në krye të saj të ishte zoti Spartak Ngjela por, Rama ka zgjedhur një grua, një zonjë, ish-zëvendësministren e drejtësisë e cila ka punuar në parlament, pranë avokatit të popullit kështu që në këtë kuptim Rama ka zgjedhur njerëz që ia detyrojnë karrierën atij.

Është fuqizuar dhe bashkuar në një dikaster të vetëm energjia dhe infrastruktura në duart e zotit Gjiknuri, i cili ka treguar sukses jo vetëm ne zgjedhje, por dhe në menaxhimin e këtij sektori gjatë 4 viteve të para. Nuk duhet të biem në gabime që të vlerësojmë qeveritë thjesht vetëm nga njerëzit por duhet të shikojmë programet. Le të presim se çfarë do të përgatisin këta njerëz, ky ekipi i ri, brenda një kohe kaq të shkurtë siç është ajo e 15 shtatorit. Kur kjo përbërja do t’i paraqitet presidentit dhe kuvendit./Konica.al

Shperndaje