Eshte kaq e pamundur te ngushellosh pese femije per humbjen e menjehershme te prinderve, aq me e rende, kur as nuk e prisnin. Pesha, besoj, behet e paperballueshme kur njeri prind vret tjetrin, e me pas veten. Qofshin te forte, kete uroj per ta, nuk gjej fjale me shume.. Por nuk mund te ndalemi vetem tek ngushellimet. U bene shume vrasje brenda familjes, per kaq pak sa jemi. Dhe duket se vit per vit kemi “fushata” te tilla brenda, ku nuk mungojne vrasjet, vetvrasjet, apo vrasje-vetvrasjet si rasti i fundit. Xhelozi?! Ne nuk do ta dime kurre. Ata e moren me vete te verteten… Te afermit, natyrisht dhe logjikisht nuk kane pse bejne telenovela. A eshte familja shqiptare ne krize? Jo pak here eksperte, apo shoqata, sidomos ato ne mbrojtjen e grave i kane meshuar idese te krizes ne familjen shqiptare. Dhe per kete shkak kane arsyetuar veprimet e renda mes cifteve. Mua nuk me duket keshtu. Ne krize te thelle. Dhe me duket se nuk ka te beje fare me xhelozite, tradhetite, apo natyren seksuale. Per kete jane mbushur gjykatat, e ne cdo dy cifte, nje ndahet. Si kudo ne bote dhe me duket mese normale; nje marredhenie perfundon per dhjetera arsye. Ekonomi? Po ka dhe mosmarreveshje, jo ne rastin e fundit, sipas gjasave, per shkak te ekonomise se dobet familjare, qe kane cuar deri ne veprime ekstreme. Por cfaredo emri te kete, xhelozi, grindje, qejmbetje, ekonomi, etj, nje pyetje mbetet mbi te tjerat: Pse? Pse e shohim zgjidhjen te lidhur me vdekjen? Pse duam te zgjidhim cdo nyje, ne qofte nyje, si Aleksandri i Madh. Ne kemi qene deshmitare te kaq shume rasteve esktreme brenda cifteve, sa, as na ben pershtypje shifra e frikshme e kerkesave per divorc ne gjykata. Te dyja keto te dhena, na japin nje panorame, te se vertetes mbi ciftet dhe familjet shqiptare. E kemi thene shume here, por duhet ta perserisim dhe te ringreme zerin; familja shqiptare eshte ne krize te thelle. Madje ne rrezik shperberje. Hidhni syte perqark vetes, ne shoqeri, ne pune, ne lagje, ne pallat, a nuk keni me shume se nje shoqe, nje shok te ndare, apo me probleme ne familje. Madje, ne jo pak raste, familja mbahet ne kembe per inerci, apo publik. Kjo me duket me e frikshme. A duhen studiuar keto raste?? Une them qe Jo. Por, theksoj se njerezit vete duhet te edukohen. Te edukohen qe ti zgjidhin ceshtjet, jo vetem pa arme, kjo nuk duhet menduar, por edhe pa dhune…Keshtu bejne qyteterimet.