Problem i ri për Panuccin, lëndohet edhe një futbollist i Kombëtares shqiptare

Problem i ri për Panuccin, lëndohet edhe një futbollist i Kombëtares shqiptare

454
0

Mesfushori që aktivizohet te Puskas Akademi në Hungari u paraqit i dëmtuar dhe pas konsultave me stafin mjekësor u vendos që 23-vjeçari të kthehet në klubin e tij për të vazhduar fazën e rehabilitimit. Në këtë mënyrë, Latifi bëhet futbollisti i tretë që detyrohet të kthehet në shtëpi, pas Migjen Bashës dhe Thomas Strakoshës. Të dy futbollistët që aktivizohen në Itali u larguan nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve, me portierin e Lazios që u kthye në shtëpi vetëm pak orë më përpara. Ndërkohë, me skuadrën bashkohet Ylber Ramadani. Mesfushori i thirrur për herë të parë në Kombëtaren A, u lejua nga trajneri Panucci që të luante në ndeshjen ku ekipi Shpresa barazoi 1-1 në shtëpi përballë Irlandës së Veriut. Madje djaloshi nga Ferizaj ishte autori i golit të avantazhit të përkohëshëm të kuqezinjve, duke treguar kualitetin me një goditje perfekte, përveç volumit të lojës së krijuar dhe dueleve të shumta në mesfushë, raporton Super Sport. Me dëmtimet e Strakoshës, Bashës dhe sëfundmi të Latifit, kontingjenti për miqësoren e së hënës me Turqinë reduktohet në vetëm 22 futbollistë. Largimi i Liridon Latifit ndikon mbi të gjitha në fazën ofensive, aty ku Armando Sadiku është sulmuesi i vetëm i deklaruar, ndërsa nga krahët alternativa janë Grezda, Llullaku e Ahmedi.