‘Prisni deri muajin tjetër’, tha se nuk është shtatzënë, por Bora Zemani...

‘Prisni deri muajin tjetër’, tha se nuk është shtatzënë, por Bora Zemani ka në plan të zgjerojë familjen?

413
0

Disa ditë më parë Bora Zemani u përfol për një shtatzëni të mundshme, pas parashikimit që bëri një parashikuese e ftuar në “Shqipëria Live”. Moderatorja i hodhi menjëherë poshtë spekulimet gjatë “Dancing with the stars”, por deklarata e saj ka nxitur sërish thashetheme.

 

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…Deri muajn tjetër prisni për një përgjigje tjetër”, tha Bora dhe kaq është dashur që fansat të aludojnë se planet për të zgjeruar familjen mund të jenë shumë të afërta.

 

Së fundmi burime për “Prive” kanë treguar se momentalisht zgjerimi i familjes nuk është në planet e afërta të moderatores, megjithatë gjithçka e papritur mund të ndodhë tani që Bora e Donaldi e kanë bërë publike lidhjen e tyre e duken më të lumtur se kurrë.