Prifti pedofil dëbohet nga Kosova. Ja profili i tij

Prifti pedofil dëbohet nga Kosova. Ja profili i tij

616
0

prifti-933x445-550x262

Prifti që akuzohet për përdhunim të të miturve në Britani të Madhe është dëbuar nga Kosova, konfirmon zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Leja e qëndrimit e 72-vjeçarit, Andreë Charles Kingston Soper kishte skaduar dhe për këtë, sipas ligjeve të Kosovës, ai është dëbuar për në Britani të Madhe.

“Unë mund t’iu them se ligji për të huajt përcakton afatin kohor se sa mundet një i huaj të qëndrojë në Republikën e Kosovës pa vizë. Personi në fjalë ka tejkaluar afatet kohore të qëndrimit në vendin tonë të përcaktuar sipas ligjit për të huajt dhe sipas procedurave ligjore është dëbuar në vendin e origjinës”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Daut Hoxha.

Prifti britanik me të zbritur në Londër është arrestuar nga autoritetet britanike, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar me akuzën për përdhunim të të miturve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve 1972 deri më 1986

9